Ministri Federal i Brendshëm Alexander Dobrid e përshkroi sulmin, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur një automjet u përplas me turmën e pjesëmarrësve në eventin Christopher Street Day si një akt terrorist. Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Autoritetet gjermane po kërkojnë Abdul Rahman Tufik Balut, 21 vjeç, i njohur për vepra penale dhe lidhje me skenën islamiste. Një operacion i madh policor është në zhvillim për të gjetur autorin në aeroporte, stacione hekurudhore dhe në kufijtë e vendit.
Makina u përplas me një pemë dhe drejtuesi e braktisi dhe u përpoq të ikte, ndërsa mbante një objekt të mprehtë të cilën e drejtoi drejt turmës. Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë në të gjitha ngjarjet kryesore në Gjermani për shkak të frikës nga imitues të mundshëm të sulmit.














