• Kontakt
Friday, March 31, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

“Do ndihmojmë bizneset”/ Basha me qytetarët në Kombinat: Përshpejtojmë procesin e rindërtimit

09:50 : 04/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
“Do ndihmojmë bizneset”/ Basha me qytetarët në Kombinat: Përshpejtojmë procesin e rindërtimit

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha tha se arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë, janë skemat e abuzimit me rindërtimin. Basha thotë se po vidhet dhe po shpërdorohet çdo gjë.

Kryedemokrati ju garantoi qytetarëve të Kombinatit se kur të vijë në krye të qeverisë do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Kreu i opozitës tha se 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti.

“Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve.  Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani.”-tha Basha.

Bashkëbisedimi i Bashës me qytetarët

Lexo edhe:

Meta: Basha më preu në besë, u shtri në këmbët e mia

Këlliçi u premton qytetarëve: Votat do t’i ruajmë, vetëm çojini në kuti

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Kjo është arsyeja kryesore dhe arsyeja e vetme pse njerëzit po vuajnë.

Se këta edhe rindërtimin e kanë parë si një mundësi për të vjedhur njerëzit. Si një mundësi për të mbush xhepat e tyre. Unë ju garantoj që qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertë që do të përshpejtojnë dhe do t’i japin fund procesit të zvarritur të të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti sipas kërkesave të tyre, jo sipas planeve të oligarkëve dhe të hajdutëve.

Prandaj 25 prilli është një ditë ndryshimi për të gjithë dhe është një ditë fitoreje edhe për familjet e goditura nga tërmeti. Ne do të bëjmë procesin transparent, do ta përshpejtojmë. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, – tha Basha gjatë bisedës me qytetarë të shumtë që kishin dalë rrugëve për ta takuar.

Kreu i PD, tha se ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh konkrete për ti realizuar pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh.

Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe.

Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime. Këto janë angazhime, janë pjesë të një plani”, – tha Basha.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm.

Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave”

Gjatë bisedave me qytetarë e bizinese, Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

Lulzim Basha: Atë planin që shpalosëm në shtator që çdo biznes i vogël të merrte 1 mijë euro çek e shpalosëm jo se do ju shpëtonte ju ajo por të paktën të mbanit kokën mbi ujë.

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Këta i morën ato para dhe ua dhanë një grushti oligarkësh. Kjo është diferenca midis qeverisë që keni dhe qeverisë që do keni mbas 25 Prillit

Qytetari: Ishalla.

Lulzim Basha: Këta lekët e taksave i marrin dhe ia japin 5 vetëve, lekët e taksave tuaja, ne biznesin e vogël e konsiderojmë shtyllën e ekonomisë

Qytetari: Normal.

Lulzim Basha: Kjo nuk do bëjë mrekulli por të paktën do stabilizojë gjendjen

Qytetari: Po që të ketë punë, që të shkojë zinxhir.

Lulzim Basha: Zinxhiri i ekonomisë. Ndaj synimi ynë kryesor është të krijojmë 110 mijë vende pune të mirë-paguara të cilat pastaj, sigurisht, do të kenë ndikim edhe te konsumi. Kur s’ke punë, s’ke rrogë mos prit që të vijë njeri te dyqani i mishit dhe të blejë mish

Qytetari: Po, po s’pate lekë nuk shkon leku zinxhir.

Lulzim Basha: Sigurisht. Por mos u mërzisni se ju shoh të mërzitur. Mos u dorëzoni.

Qytetari: Jo, jo nuk dorëzohemi ne.

Lulzim Basha: 25 Prilli është dita e ndryshimit. është dita e ndryshimit!

Etiketa: BashabiznesetKombinatqytetarët

Lajme të lidhura

Meta: Basha më preu në besë, u shtri në këmbët e mia
AKTUALITET

Meta: Basha më preu në besë, u shtri në këmbët e mia

22:31 : 23/03/2023
Këlliçi u premton qytetarëve: Votat do t’i ruajmë, vetëm çojini në kuti
AKTUALITET

Këlliçi u premton qytetarëve: Votat do t’i ruajmë, vetëm çojini në kuti

14:23 : 21/03/2023
Barometri| Si po shkojnë gjërat në Shqipëri? Përgjigjen qytetarët
AKTUALITET

Barometri| Si po shkojnë gjërat në Shqipëri? Përgjigjen qytetarët

20:25 : 17/03/2023
Shpopullimi i Shqipërisë në nivel alarmant, Rama pa “pikë turpi”: Fajin e kanë bizneset!
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë në nivel alarmant, Rama pa “pikë turpi”: Fajin e kanë bizneset!

12:13 : 17/03/2023
“Rama po shantazhon Alibashën, mbylli dyert e KQZ për PD-në”
AKTUALITET

“Rama po shantazhon Alibashën, mbylli dyert e KQZ për PD-në”

12:42 : 15/03/2023
A ka gënjyer Luzim Basha për dorëheqjen? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi
AKTUALITET

A ka gënjyer Luzim Basha për dorëheqjen? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

22:35 : 09/03/2023
Para
U ndryshonte datën e skadencës ushqimeve, arrestohet pronari i “Saranda Al”

U ndryshonte datën e skadencës ushqimeve, arrestohet pronari i “Saranda Al”



TË GJITHA

Atentati në Lushnje/ Flet babai i autorit të dyshuar: Ngjarja e sajuar, djali është në Greqi

Atentati në Lushnje/ Flet babai i autorit të dyshuar: Ngjarja e sajuar, djali është në Greqi

10:38 : 31/03/2023
Zjarr në stallën e bagëtive, digjen 14 keca

Zjarr në stallën e bagëtive, digjen 14 keca

10:31 : 31/03/2023
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur

Makina përplaset me motorin në Bilisht, i plagosuri niset me urgjencë drejt spitalit

10:29 : 31/03/2023
Tkurrja e popullsisë dhe çmimet e larta ulin importet e ushqimeve nga 7-42% në këtë fillim vit

Tkurrja e popullsisë dhe çmimet e larta ulin importet e ushqimeve nga 7-42% në këtë fillim vit

10:20 : 31/03/2023
“14 Maji fitore historike”/ Meta takohet me mbështetësit në Tiranë

“14 Maji fitore historike”/ Meta takohet me mbështetësit në Tiranë

10:17 : 31/03/2023
Katar-Gate/ Gjykata pritet të lërë në burg Eva Kailin, i trembet rrëmbimit nga Katari

Eva Kaili nga burgu i Brukselit: Kam menduar vetëvrasjen

10:15 : 31/03/2023
Autoritetet belge: Mafia shqiptare konkurrente e fortë me mafian marokene

Autoritetet belge: Mafia shqiptare konkurrente e fortë me mafian marokene

10:08 : 31/03/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com