Në përfundim të fjalimeve në protestën e sotme, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje qytetarëve që të rikthehen sërish në shesh ditën e nesërme, në ditën e 40-të të protestave.
Me ironi, Lika tha se qytetarët duhet të jenë të pranishëm për t’i “ngrënë hallvën” qeverisë, duke iu referuar vijimit të qëndresës së tyre.
“Për 39 ditë i keni dhënë një shembull demokracie, lirie dhe dinjiteti kësaj shoqërie. Le të jemi nesër në ditën e 40-të. Shumë miq më thonë të jemi nesër për të 40-ën, t’i hamë hallvën kësaj qeverie”, u shpreh Lika.














