Vasili: Presin me padurim ‘Referendumin e 25 prillit’ për të ndëshkuar Rilindjen

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës të Lagjeve 1 dhe 5 si edhe të Golemit.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili thekson se qytetarët mezi presin me padurim Referendumin e 25 prillit për të ndëshkuar rilindjen, që i mashtroi, përbuzi dhe i zhyti në varfëri, ndonëse jetojnë në një nga zonat me potencialet më të larta turistike dhe ekonomike.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

LEXO EDHE  “Ushqime dhe zarfe për vota”, Meta: Opozita të parandalojë blerjen e votës

Pergjegjesi dhe kenaqesi takimi me qytetaret e Kavajes te Lagjeve 1 dhe 5 si edhe te Golemit, qe presin me padurim Referendumin e 25 prillit per ndeshkuar Rilindjen, qe i mashtroi, perbuzi dhe i zhyti ne varferi, ndonese jetojne ne nje nga zonat me potencialet me te larta turistike dhe ekonomike.

Rilindja, qe grabit kriminalisht 400 milion euro per inceneratoret lë ne mjerim dhe largon shqiptaret nga atdheu.