Një automjet ka dalë nga rruga tek Ura e Zvezdes në Korçë. Mësohet se për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Ata janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.