• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Biznesi është në krizë”, Basha: Më 25 prill duhet të bashkohen të gjithë për të sjellë ndryshimin

10:17 : 03/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryedemokrati Lulzim Basha, ishte në Njësinë nr.3 në Tiranë ku u takua dhe bisedoi me biznese e qytetarë.

Basha dëgjoi prej tyre problematika nga më të ndryshmet që reflektojnë krizën e thellë ekonomike e sociale në vend.

“Situata është e vështirë, nuk kemi nga të shkojmë”, – thonë shumica e bizneseve në të cilat ndaloi kreu i opozitës.

E në këtë situatë të krize biznesi dhe qytetarët sytë i kanë nga opozita.

“Ne presim ndryshimin e madh”, – shprehet një prej përfaqësuesve të biznesit duke iu referuar 25 prillit.

Lexo edhe:

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

“Duhet tё bёhet ndonjë gjё”,– thotë një qytetar i cili ndalon zotin Basha në rrugë.

Basha iu shpalosi bizneseve dhe qytetarëve planin ekonomik të PD dhe programin qeverisës.

Basha tha se më 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.

Pjesё nga fjala e Bashёs:

Mё 25 prill duhet tё jemi bashkё pёr ndryshimin. Kjo ёshtё kryesorja, pas kësaj gjërat do fillojnë tё bëhen mё mirё.

Mrekullira nuk premtojmë por do tё kemi normalitet. Njё qeveri normal sjell njё qeveri normale e cila sjell normalitet dhe pёr ju si tё vetëpunësuar, si biznes i vogël pёr fëmijët e juaj normalitet pёrmes njё qeveri normale kёtё premtojmë pas 25 prillit.

Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-kovid qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht i a kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet.

Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli por njё mirё euro, njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё paktin tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështir ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-covid që do ta bëjmë realitet.

E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Të gjithë bashkë. Me optimizëm.

Se jeni njerëz të fort. Ju keni kaluar vështirësi shumë të mëdha. Do ta kalojmë edhe këtë bashkë. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj. Të gjithë bashkë më 25 prill ta ndryshojmë.

Kazmës që ia ka vënë arsimit të lartë kjo qeveri, nuk ia ka vënë askush tjetër por ju e dini që me ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës, se në fakt edhe para pandemisë po të ishin bërë investimet, gjërat do ishin, laboratorët do ishin, platforma do ishte.

Ata nuk janë dështime që i solli pandemia, janë dështime 8 vjeçare dhe vijnë për një arsye të vetme, që nuk e ka mbajt premtimin për të financuar arsimin, paratë që duhet të shkonin për studentët, paratë që duhet të shkonin për t’ju bërë gati për tregun e punës, në veçanti ju, po të gjithë, inxhinierinë në veçanti, i kanë marrë dhe ja kanë dhënë një grushti miqve të tyre, prandaj kemi shumë nevojë që siç u bëtë bashkë dhe patët mbështetjen tonë të plotë, prapë të jemi bashkë me 25 prill, të gjithë, se 25 prilli është një ditë ku fitojnë studentët shqiptarë, fitojnë një platformë europiane, për të reformuar arsimin e lartë dhe për t’ju bërë gati për një treg europian pune, që të mos largoheni, po të keni vende pune këtu me paga të mira dhe të siguroni mirëqenie, e të ndërtoni familjen tuaj afër familjeve tuaja dhe afër komunitetit tuaj, në vend që të merrni rrugët e botës.

Prandaj na duhet të jemi të gjithë bashkë, plot me besim, se Shqipërisë nuk i mungon asgjë, juve s’ju mungon asnjë gjë. I vetmi problem ka qenë qeveria, ka qenë korrupsioni, ka qenë kryeministri i cili vetëm ka folur dhe nuk ka bërë asnjë gjë. Në 25 Prill duhet ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë bashkë.

Shqipëria sytë nga rinia I ka dhe ne do bëjmë gjithçka që ti nesër të kesh mundësinë të punësohesh këtu. Pjesa kryesore e planit tone ekonomik është hapja e 110 mijë vendeve të punës.

Çka do ta arrijmë duke thithur investimet e huaja dhe duke gjallëruar ekonominë , duke zgjuar energjitë e ekonomisë kombëtare me uljen e taksave, me uljen e çmimit të naftës, ato që kanë bërë vendet e tjera dhe ia kanë dalë ta përballojnë krizën shumë më mirë sesa ne. Bashkë në 25 Prill të sjellim ndryshimin dhe kjo do të bëjë pastaj që çdokush të fitojë.

Ka 8 vite në krizë ekonomike, pandemia vetëm ja nxori petët lakrorit siç themi ne në Shqipëri. Kemi një vit që i kërkojmë qeverisë që paratë e taksave që ua ka marrë shqiptarëve t’ja kthej shqiptarëve në kohë pandemie.

Në vend që të bënte këtë ja ka dhënë një grushti oligarkësh dhe kjo është arsyeja pse jeni në këtë krizë dhe kjo është arsyeja kudo që shkoj takoj njerëz që kanë mbyll dyqanet, kanë mbyll bizneset ose i kanë nxjerrë nga puna.

Kjo është emergjencë kombëtare. E para punës, shëndetësia. E dyta, ekonomia kështu që me 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë.

Etiketa: ekonomikriza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026
AKTUALITET

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

09:32 : 22/06/2026
Para

I dedikoi këngë të dashurës së ish-të dashurit, flet Niki Deliorgji: Më shkaktoi traumë

TË GJITHA

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Bërzhitë

10:50 : 26/06/2026

Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt

10:29 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet