• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Fëmija shkon në shtëpi i çjerrë dhe i kafshuar në fytyrë, drejtoresha e çerdhes: Dëmtoi veten

23:04 : 06/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Vazhdojnë rastet e dhunës në kopshte dhe çerdhe, ku një tjetër incident është regjistruar në Tiranë, ku fëmija 2-vjeçar ka shkuar në shtëpi i çjerrë në pjesën e fytyrës.

Pasi ka bërë denoncimin te emisioni ‘Stop’, nëna e 2-vjeçarit, tregon se në datën 29 shtator, e telefonon drejtoresha e çerdhes, duke i kërkuar të shkojë të marrë fëmijën, pasi ai kishte dëmtuar veten.

Në momentin që takohet me fëmijën, e ëma e gjen të grricur e çjerrë në fytyrë nga njëra anë dhe kafshuar në anën tjetër.

Pasi kërkon shpjegime nga drejtuesit e çerdhes, ata nxjerrin versionin e ri, që e ka dëmtuar një fëmijë tjetër.

“Unë si prind them se është mungesë neglizhencë nga stafi. Kam kërkuar kamerat, pasi në fillim kur ka dërguar fëmijën në këtë kopsht më thanë se ka kamera, por tani më shpjeguan se nuk ka kamera në dhomën e gjumit”, shprehet nëna e fëmijës.

Lexo edhe:

Dhunimi i gazetarit në Shkodër, reagon policia

Detaje nga dhuna ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Zonja ka kërkuar hapjen e kamerave, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me fëmijën e saj, ndërsa ka bërë edhe denoncim në komisariatin Nr.3 në Tiranë, pasi anjë prej edkutaoreve nuk mban përgjejgësi për dëmtimin e fëmijës dhe justifikohen duke thënë se nuk kanë qenë në dhomë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Nëna e fëmijës: Denoncimin e kam mbrëmë mbrëmë, më thanë që të telefonoja me këtë numër.

Polici Griseld Stafa: Po, po!

Nëna e fëmijës: Ju jeni Grsield Stafa?

Polici Griseld Stafa: Po unë jam. Unë jam, unë jam.

Nëna e fëmijës: Do vini në të kontrolloni ambientin. Si do procedohet?

Polici Griseld Stafa: Si e ka emrin ai kopshti?

Nëna e fëmijës: “The future”

Polici Griseld Stafa: Ku ndodhet ky, kshu fiks?

Nëna e fëmijës: Në Don Bosko.

Polici Griseld Stafa: Ok, mirë dakord!

Nëna e fëmijës: Po kur do shkoni.

Polici Griseld Stafa: Ne tashi jemi këtu ke “Ministria e Drejtësisë”, se do bëhet një protestë!

Nëna e fëmijës: Është më e rëndësishme protesta se dhunimi i fëmijës tim?

Polici Griseld Stafa: Po tashi ca t’ them unë tashi? Nuk e di tashi… në rregull, në rregull…

Nëna e fëmijës: Po më jep pra përgjigje,ç’a është kjo në rregull.

Polici Griseld Stafa: Do ta ndjek unë pra, në rregull!

Nëna e fëmijës: Ju lutem merreni seriozisht se kemi të bëjmë me një fëmijë.

Polici Griseld Stafa: Po patjetër, patjetër!

Nëna e fëmijës: Bëhet fjalë për fëmijë dhe ata mund të fshijnë kamerat.

Polici Griseld Stafa: Nuk i fshijnë dot kamerat, jo!

Nëna e fëmijës shprehet se do i shkojë deri në fund kësaj çëshje, pasi do të zbuloje se çfarë i ka ndodhur djalit të saj. “Duhet të mbajë dikush përgjegjësi në këtë kopsht”, shprehet ajo.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, nëna i drejtohet çerdhes, ku drejtoresha i kërkon ndjesë, duke i thënë se tani do t’i rrijë në kokë fëmijës.

Qytetarja: Si kalove Arjana? Mund të flasim pak për pjesën e çunit?

Drejtoresha: Unë ta kam treguar të vërtetën!

Qytetarja: Versionin, që fëmija është bërë vetë.

Drejtoresha: Të kam thënë atë, që më kanë thënë gocat( edukatoret).

Edukatorja: Arjana, t’i mbaj tek klasa?

Drejtoresha: Jo, jo, se nuk…bëhen si histerike, dhe mërziten prindërit, o Anxh.

Qytetarja: E ka parë njeri, që ai është bërë vetë?

Drejtoresha: E kanë parë me vonesë!

Qytetarja: E ka arrit në konkluzionin, që është bërë vetë pa e parë ajo, se cfarë ka ndodh.

Drejtoresha: Gocat( edukatoret) thanë, meqë ishte xxx aty(fëmijë tjetër) afër, menduan, se xxx ka tendencë të gërrici, dhe mami vet nuk e mohon atë. As ato nuk janë të sigurta, tashi!

Qytetarja: Atëherë, kur nuk janë të sigurta, pse japin versionin, që fëmija është bërë vetë? Këtu janë dhëmbë, njëri krah.

Drejtoresha: Dhëmbë?

Qytetarja: Krahu tjetër, janë thonj!

Drejtoresha: Pse dhëmbë janë këtu?

Qytetarja: Po, janë dhëmbë!

Drejtoresha: S’ia kam vënë re! Unë ia thashë edhe sot, o goca po pse me goca? A e patë? Po s’e kemi parë me Arjanë,- thotë Migena (edukatore). Nuk e kam parë!

Qytetarja: Atëherë, thuaji Migenës- je e papërgjegjshme! Unë e kam problemin këtu: përvec pjesës, që ai ëshët dëmtuar fizikisht, djali im nuk është mirë! Nuk më duron dot mua! Është në një fazë, që nuk fle gjithë natën! Zgjohet natën, më sheh mua si “gogol”.

Drejtoresha: Po mirë, se…

Qytetarja: E kam cuar tek lodrat këtu (pranë cerdhes), dmth kishte kap makinën, lozte dhe qante. Nuk është mirë psikologjikisht, që do të thotë, me të vërtetë është trembur!

Drejtoresha: Unë të thashë ty, sille, se unë do t’i qëndroj në kokë! Unë të thashë.

Qytetarja: Ku të kem unë besim! Të sjell unë fëminë?

Drejtoresha: Ta garantoj unë atë!

Qytetarja: Këtë ma ke garantu që ditën e parë, Arjanë! Arjana, do ta zgjidhim në rrugë ligjore. Vazhdojmë rrugën ligjore, ishalla qetësohemi dy palët! Kaq!

Etiketa: dhunafemijakopshti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunimi i gazetarit në Shkodër, reagon policia

22:51 : 18/05/2026
AKTUALITET

Detaje nga dhuna ndaj ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

17:29 : 10/05/2026
AKTUALITET

“Njëri prej tyre me lidhje me pushtetin”, pse policia i la të lirë autorët e dhunës brutale në Golem?

21:55 : 05/05/2026
AKTUALITET

Shoqërimi i të miturit në protestën e PD-së/ Koçiu justifikon dhunën: Policia veproi sipas ligjit!

13:35 : 27/01/2026
AKTUALITET

Kontradiktat e raporteve/ Gjykata ia dha kujdestarinë nënës, por fëmijën e vunë kundër saj

22:19 : 21/01/2026
AKTUALITET

Vendimi i gjykatës nuk zbatohet prej 2 vitesh në Durrës, babai dhe gjyshërit pa kontakt me fëmijën

21:18 : 20/01/2026
Para

Deklarata e fortë e Metës: "Kur vjen hasmi tek dera, këndojnë pushkët nëpër kulla"

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom