Aksidenti në Tiranë, automjeti përplas 80-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, një automjet ka përplasur një 80-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”, mjeti me drejtues​ E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE  48-vjeçarja mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet se ka kryer vetëvrasje