• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj shkatërroi Teatrin “se nuk ka para”, jep 15 mln euro për Piramidën e “Enverit”

11:29 : 04/08/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy muaj pasi shkatërroi me buldozerë godinën historike të Teatrit Kombëtar, me argumentin se ishte rrënuar dhe nuk kishin para për ta rindërtuar, Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojnë rreth 15 milionë euro për “rijetëzimin e Piramidës”, ish-muzeu i krijuar në vitet e komunizmit për të lartësuar figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Këtë fillim jave, Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për rijetëzimin e Piramidës, në Bulevardin kryesor të qytetit, me një fond prej rreth 1.7 miliardë lekë (të reja).

Sipas të dhënave zyrtare, të konsultuar nga “Boldnews.al”, Bashkia e Tiranës pret ofertat e operatorëve ekonomikë deri në datën 2 Shtator 2020.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

Piramida e Tiranës u ndërtua në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha. E gjithë sipërfaqja e godinës, futuriste për kohën, ishte në shërbim të idealizimit të figurës së ish-diktatorit komunist.

Pas viteve ’90, ajo ndryshoi emrin dhe u shndërrua në Qendrën Kombëtare të Kulturës, por që, për banorët e kryeqytetit, u konsiderua gjithnjë si “Piramida e Enverit”.

Tashmë, Bashkia e drejtuar nga Veliaj ka vendosur të kryejë një shpenzim kolosal, për ta shndërruar godinën piramidale në një qendër aktivitetesh kulturore, siç deklarohet zyrtarisht.

Por, “rijetëzimi i Piramidës” dhe, sidomos shifra 15 milionë euro për projektin, duket se shkon në të kundërt të asaj që vetë ka deklaruar Bashkia e Tiranës për mungesë fondesh.

Për rreth një vit e gjysëm, kur po diskutohej mes protestash prishja e Teatrit Kombëtar, një ndërtesë historike e ndërtuar në vitet ’40, Veliaj dhe zyrtarët në varësi të tij u shprehën se dëmtimet e godinës ishin të mëdha dhe institucioni nuk kishte para për ta rehabilituar.

Sipas përllogaritjeve të deklaruara nga Bashkia, por asnjëherë të bëra publike, rindërtimi/rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar arrinte në shifrën 32 milionë euro.

Bashkia u deklarua e pafuqishme për të shpenzuar këtë shifër për Teatrin dhe “gjeti” mënyrën më normale për 7 vitet e qeverisjes së ‘Rilindjes”-partneritetin Publik Privat.

Ajo që tashmë dihet nga të gjithë, dhe jo vetëm në Shqipëri, është fakti që Teatri i ri Kombëtar, nëse do të ringrihet sërish, do të jetë pjesë e një kompleksi kullash tregtare private, në qendër të Tiranës.

Pra, për ndërtesën historike të kryeqytetit, atë të Teatrit Kombëtar, e ndërtuar me një stil të ngjashëm me godina në Europën Perëndimore, Bashkia e Veliajt nuk kishte para dhe “u fal” tek biznesi privat.

Ndërsa, për godinën piramidale, me një histori të lidhur vetëm me figurën e ish-diktatorit komunist, rezulton se Bashkia e Tiranës i ka në dispozicion rreth 15 milionë euro për “rehabilitimin e saj”.

Etiketa: piramidaTeatriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Fejohen dy aktorët e njohur, propozimi romantik në ditën e saj të lindjes (Video)

TË GJITHA

Elbasani pushtohet nga moti i keq, reshje intensie shiu dhe breshëri përfshijnë qarkun

15:12 : 08/11/2025

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025

DW: Gjermania në pasiguri, migracioni dhe kriza politike rrisin frikën e qytetarëve

14:45 : 08/11/2025

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

14:35 : 08/11/2025

Tundja e kokës së ambasadorit kroat, Rama manipulon videon nga ceremoni e dorëzimit të progres-raportit

14:28 : 08/11/2025

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

14:08 : 08/11/2025

PD: Buxheti 2026 do e zhysë më thellë në krizë arsimin dhe rininë shqiptare

13:44 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com