Kadastra e Fierit, shkon në 11 numri i të infektuarve

Vijon të shtohet numri i punonjësve të Kadastrës së Fierit të prekur nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3 punonjës të tjerë me Covid-19, duke e çuar në total 11 numrin e të prekurve në këtë institucion.

Pak ditë më parë u raportua se një punonjës i Kadastrës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, ndërsa dje u raportuan 7 raste të tjera, kolegë të tij, që ishin infektuar.

LEXO EDHE  Kodi Zgjedhor/ Bylykbashi: Ndryshimet bien ndesh me Kushtetutën, standardet e OSBE, KiE dhe kërkesën e BE

Aktualisht Kadastra po punon vetëm me 10 punonjës nga 40 gjithsej.

Punonjësit e Kadastrës janë udhëyuar që të vetëkarantinohen deri në marrjen e tamponeve.