• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “takson” hetimin pasuror. Prokuroria e Vetingu duhet t’i blejnë dokumentat e Kadastrës

08:46 : 04/07/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një vendim absurd i qeverisë “Rama”, i miratuar së fundmi, detyron institucionet ligjzbatuese, përfshirë Policinë së bashku me Operacionin “Forca e Ligjit”, Prokurorinë dhe institucionet e Vetingut, të paguajë tarifa për të marrë informacion zyrtar në Agjencinë e Kadastrës.

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 389, dt. 13.05.2020, nga njëra anë rrit kostot në mënyrë të habitshme për institucionet shtetërore investiguese dhe nga ana tjetër vonon proceset hetimore, në rastet kur strukturat publike nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat për llogari të Kadastrës.

Qeveria ka vendosur që, për të paktën 9 dokumenta që administrohen nga Kadastra, Policia e Shtetit, Prokuroria, strukturat e Vetingut, gjykata dhe deklarimi i pasurive, duhet të paguajnë tarifa që variojnë nga 700 lekë deri në 2000 lekë të reja për çdo dokument.

Lexo edhe:

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Referuar morisë së madhe të veprimeve hetimore mbi pasuritë që zhvillohen nga institucionet ligjzbatuese, fatura financiare që ato duhet të arkëtojnë në llogarinë e Agjencisë së Kadastrës pritet të jetë shumë e lartë.

Vendimi i qeverisë “Rama” ka kaluar “në heshtje”, ndërkohë që përfaqësuesit e saj i janë shmangur shpjegimeve publike mbi arsyet e këtij vendimi.

Qeveria “memece” për tarifat
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e përfaqësueses së Këshillit të Ministrave, parashtroi një sërë rekomandimesh ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar, në një takim on-line të zhvilluar këtë mesjavë.

Por, Gjonaj iu shmang një fakti të përmendur nga anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Esmeralda Cami, e cila i kujtoi ministres se një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave ka vendosur tarifa për institucionet ligjzbatuese për marrjen e dokumentave që i nevojiten hetimit, në Agjencinë e Kadastrës.

Ky diskutim, megjithëse kaloi tangent, dëshmoi se qeveria nuk është konsultuar dhe nuk ka diskutuar paraprakisht me institucionet ligjzbatuese, para se të merrte vendimin për tarifat mbi dokumentat e Kadastës.

Faturat për OFL, prokurorinë dhe Vetingun
Komisioni Europian i ka vendosur Shqipërisë 15 kushte para se të caktojë një datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ndër kushtet kryesore janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe vetingu i gjyqtarëve e prokurorëve.

Nga ana tjetër, Moneyval e ka renditur Shqipërinë në të ashtëquajtur zonë “gri”, e cila përfshin vendet që kanë nevojë për monitorim të rreptë sa i përket pastrimit të parave.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se është e vendosur të përmirësojë situatën me pastrimin e parave, duke forcuar mekanizmat për luftën kundër pastrimit të parave.

Pjesë e këtyre mekanizmave është edhe struktura e diskutueshme “OFL” (Operacioni “Forca e Ligjit”), si edhe deklarimet e shpeshta publike për mbështetje të vazhdueshme të strukturave hetimore dhe institucioneve të rivlerësimit.

Por, përtej qëndrimeve deklarative, vendimi i Këshillit të Ministrave për tarifikimin institucioneve ligjzbatuese për të siguruar dokumenta nga Kadastra, shkon në të kundërt të forcimit dhe rritjes së shpejtësisë së hetimeve pasurore.

Qeveria, nëpërmjet vendimit nr.389, ka vendosur të caktojë tarifa për institucionet publike, në rastet e mëposhte:
– Regjistri i sekuestros mbi pasurinë, 1000 lekë
– Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale, 1000 lekë
– Lëshim kopje të fragmentit të planshetës së hartës kadastrale, 5000 lekë për planshetë
– Lëshim kopje të kartelës së pasurisë, 1000 lekë
– Kopje të vërtetuara të dokumentave tekniko-ligjorë, 200 lekë për faqe
– Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme, 700 lekë
– Verifikim on-line i gjendjes juridike të pasurisë, 600 lekë
– Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe personat juridike, 2000 lekë
– Dhënie informacioni koordinativ për pasuritë e paluajtshme, 1000 lekë;

Mënyra e pagesës
Vendimi i Qeverisë i 13 Majit 2020 përfshin tarifa për një total prej 65 shërbimesh që kryen Agjencia e Kadastrës.

Në rastet e shërbimit për qytetarët dhe subjektet private, VKM parashikon që tarifat të kryhen para marrjes së shërbimit.

Ndërsa, për institucionet hetimore, Vendimi Këshillit të Ministrave ka parashikuar një “tolerim”-pagesa do të kryhet në muajin pasardhës të dhënies së dokumentacionit.

Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të muajit Qershor 2020, ka sjell një ngërç tek institucionet ligjzbatuese, strukturat e Vetingut dhe ato të deklarimit të pasurive.

Këto institucione nuk kanë fond të parashikuar për këtë tarifim, i cili hyri në fuqi në mes të vitit buxhetor.

Për këtë arsye, institucionet ligjzbatuese do të jenë të detyruar që të kërkojnë fonde shtesë nga Qeveria, me qëllim që të paguajnë tarifat e caktuara për marrjen e dokumentacionit.

Në rast se qeveria nuk pranon të shtojë fondin apo vonon shtesën e buxhetit, institucionet ligjzbatuese mund të përfshin në kolaps financiar ose nuk do të arrijnë të sigurojnë dokumentacionin në Agjencinë e Kadastrës, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe veprimtarinë hetimore.

Etiketa: Kadastraprokuroriavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

20:30 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025
Para

Formula 1 gati për sezonin e ri, Mercedes dominon provat e lira në Austri

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com