F1/ Gjithçka gati për sezonin e ri, Hamilton synon të rishkruajë historinë

Këtë fundjavë në Austri nis Botërori më i pazakontë i Formula 1 në historinë 70-vjeçare të këtij sporti. Lewis Hamilton ka shansin të ngjitet në Olimp, përkrah Michael Schumacher, me synimin që të përmirësojë primatet e vendosura nga legjenda gjermane.

Pas dominimit absolut në pistë, skuderia Mercedes mbetet favorite dhe i garanton pilotit britanik një makinë, përballë së cilës rivalët duhet të jenë gjithmonë në ndjekje. Përpos objektivit për titullin e shtatë kampion, Hamilton duket i vetmi në gjendje që të rishkruajë historinë. Shanset që Lewis të barazojë Schumacher janë të mëdha.

Titulli i shtatë duket një mision i detyrueshëm, pavarësisht se Michael e vendosi rekordin në harkun e 11 sezoneve, ndërsa për britanikun ky do të jetë viti i 13 në pistë. Tjetër misioni këtij edicioni është ndjekja e rekordeve të shumta që mbahen nga legjenda gjermane.

LEXO EDHE  Talenti shqiptar nënshkruan me Lajpcigun

Schumacher ka fituar pesë tituj me radhë në timonin e Ferrari-t nga viti 2000 deri në vitin 2004. Hamilton mund të ngjitet në kuotën e katër titujve, duke barazuar Fangio-n dhe rivalin aktual të “kokëkuqes”,

Sebastian Vettel. Lewis dhe Michael konkurruan vetëm dy vjet në pistë, ndërsa dueli në distancë do të vijojë edhe për sa i takon triumfeve në Çmimet e Mëdha. Hamilton-it i nevojiten vetëm 7 gara të fituara për të barazuar Schumacher në kuotën e 91 sukseseve.

Rivaliteti drejt primateve vazhdon edhe te podiumet, 155 kundër 151 dhe në xhirot e shpejta në garë, 77 kundër 47 në favor të legjendës gjermane. Këto janë disa prej primatëve më të rëndësishëm për t’u thyer, me Leëis Hamilton që ka avantazhin e skuadrës gjashtë herë kampione të Mercedes. /a2news