Agim Kajmaku në arrati, Erion Veliaj “e ndihmon” me një tender 60 milionë lekë (Dokumentat)

Nga BoldNews.al

Ish-kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, prej shumë muajsh në kërkim policor për “falsifikim”, natyrisht, ka nevojë për mbështetje financiare që të jetojë në “arrati”.

“Shokët” e Partisë duket se nuk e lënë në baltë edhe në ditët e tij të vështira.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur ta ndihmojë me një tendër 60 milionë lekë (të vjetra) kompaninë e Kajmakut, e cila drejtohet aktualisht nga bashkëshortja e tij.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, një strukturë varësie e Bashkisë së Tiranës, ka shpallur kompaninë “A.M.E 2020″ fituese të një tenderi për fidanë e plehra kimike”.

Kompania “A.M.E 2020” shpk është emri i ri i shoqërisë “Kajmaku” shpk, e krijuar nga Agim Kajmaku dhe bashkëshortja e tij, Merita Kajmaku.

Kompania “Kajmaku” rezulton se në Janar 2020, ka ndryshyar emrin.

Vendimi i kompanisë për ndryshim emri është marrë në të njëjtën kohë kur “Boldnews.al” zbuloi se “Kajmaku” shpk kishte fituar një tender të zhvilluar nga Ministria e Brendshme, e cila kishte shpallur në kërkim Agim Kajmakun.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës kërkohet nga autoritetet, pasi është i akuzuar për falsifikimin e formularit të Dekriminalizimit, si edhe për abuzim me detyrën në momentin që duhet të lironte detyrën, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i ndërpresë mandatin në Nëntor 2019.

Gjatë këtyre muajve, raportime mediatike referojnë se ai është parë në qarkullim në Tiranë, por policia nuk ka arritur ta arrestojë.

Agim Kajmaku u emërua kryetar i Bashkisë së Vorës nga Partia Socialiste, në votimet mono-partiake të 30 Qershorit 2019.

LEXO EDHE  Rritja e rasteve me Covid/ Epidemiologu: Një infermiere e papërgjegjshme infektoi shumë persona

Partia Demokratike në opozitë publikoi të dhëna, të cilat referonin se Kajmaku ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke në vitin 2003, si i akuzuar për falsifikim parash.

Sipas PD-së, Kajmaku ka shkelur ligjin për Dekriminalizimin, pasi nuk e ka deklaruar këtë episod në formularin përkatës.

Kajmaku i mohoi akuzat. Por, në përfundim të një verifikimi nga Prokuroria e Përgjithshme, rezultoi se akuzat e Partisë Demokratike qëndronin.

Në vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin.

Pak orë pasi e kishte humbur mandatin, Agim Kajmaku, i cili ende nuk e kishte lënë zyrën, vendos të emërojë shefin e tij të kabinetit si kryetar bashkie.

Këto veprime janë konsideruar vepra penale nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila e akuzon Agim Kajmakun për tre vepra penale, përfshirë atë për falsifikim formulari dhe abuzim me detyrën.

Ndaj Agim Kajmakut është në fuqi një masë arresti ende e paekzekutuar.

Por, pavarësisht situatës së ndërlikuar me ligjin, duket se Agim Kajmaku nuk është harruar nga kolegët e tij të Partisë Socialiste.

Erion Veliaj i Bashkisë së Tiranës ka vendosur që të “ndihmojë” me një tender 60 milionë lekë, si një formë për t’i dëshmuar Agim Kajmakur se ai nuk është vetëm.

LEXO EDHE:

Skandali/ Ministria e Brendshme tender gruas së ish-kryebashkiakut në kërkim të Vorës