Kur Manastirliu thyen “karantinën” dy herë…!

Nga Boldnews.al

Fundjavë në Durrës! Ministrja ka lënë Tiranën, dielli herë fshihet dhe herë del. Nën strehën e kapeles sportive, shfaqet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Durrësin zgjodhi për ca kohë relaks, për disa orë larg punëve që të “zien koka”, sidomos kur bëhet fjalë për miliona euro tendera.

Aty duhet vëmendje e madhe. Do ca ustallëk për kollandrisjen dhe kurdisjen e punëve me shumë miliona auro, të cilën ajo ia ka marrë dorën që tenderat t’i fitojë një kompani e përzgjedhur prej saj. Të paktën letrat duhen kopsitur, e kur diçka shkon keq, u vihet edhe flaka dokumentave… Çështjen e tenderave të dyshimta të Ministrisë së Shendetësisë në kohën e koronavirusit, apo “armikut të padukshëm” sikurse e quan Ai…, Boldnews.al e ka trajtuar ekskluzivisht mbi bazën e dokumentave, por sot shkrimi për ministren është për tjetër çështje.

Ajo bëri një “gabim të vogël”, theu karantinën dhe pa e kuptuar shkeli “urdhrin e atij të madhit”, kryeministrit! Jemi vetëm dy ditë pasi policët e shtetit dhunuan në mënyrë çnjerëzore një 15-vjeçar, se përse kishte thyer rregullat e karantinës, me vetëm çerek ore më shumë se orari kryeministror.

“Ligji është i barabartë për të gjithë”, ky është postulat që gjendet i shkruar në institucionet tona të drejtësisë, të paktën nga ato ngrehina të mbetura, apo edhe në të ashtëquajturën “drejtësi e re”. Kështu duhet të ishte, por kështu nuk është.

Ministrja dje dhe sot theu rregullat dhe shkeli ligjin, atë të dukshmen, pasi në botën e errët të Rilindjes, vështirë të depërtohet. “Ruani distancë! Nuk lejohet qarkullimi në më shumë se dy persona! Nuk lejohet dalja për asnjë motiv kur është ora e karantinës”. Këto janë disa nga kushtet që parashikohen në ligjin e votuar së fundmi. Kush kapet, penalizohet rëndë, duke parashikuar gjobë deri në dy vjet burg.

Ministrja e shkeli këtë ligj, madje disa herë. Së pari udhëtimi nga Tirana në Durrës nuk lejohet. Për qytetarët është rreptësisht e ndaluar, ndërsa zyrtarët kanë të drejtën e lëvizjes, por vetëm për arsye pune dhe të parashikuara në axhendë takimesh. Manastirliu nuk ishte si zyrtare, por si pushuese në Durrës, edhe pse vendi është në izolim të madh, ku si Tirana ashtu edhe Durrësi mbesin në zonat e kuqe të rrezikut nga koronavirusi.

LEXO EDHE  Memaliaj, makina e djalit e merr para, humb jetën aksidentalisht 67-vjeçari

Ministrja u pa të lëvizte me më shumë se dy persona (bashkë me të bëheshin tre, ajo dhe dy vajzat e saj). Sigurisht fëmijët tërësisht pa faj, madje mund të ngjajë disi pa “vend” edhe “gjykimi i një gjesti” kur në mes janë fëmijët, por vetë ministrja e di mirë çdo të thotë ligj… Është një nga mbrojtëset e zjarrta të draftit që kaloi në Parlament dhe Manstirliu e miratoi me ngritjen përpjetë të dorës.

Dikush mund ta “justifikojë” se sot është dita e liridaljes për nënat me fëmijë, sipas “Fermanit” të Sulltan-Surrelsit. Por edhe “dita e liridalejs së nënave me fëmijë” nuk ka vlerë aspak për pushtetarët, pasi vetëm dy javë më parë, ministri Eduard Shalsi shfrytëzoi rastin për të dalë bashkë me gratë e lagjes…!

Për tu kthyer në gjestin e Manstirliut, sot në qytetin bregdetar, ajo rëndon dyfish, pasi bashkë me kryeministrin Edi Rama janë hartuesit e një “eksperimenti” të tmerrshëm social në izolimin dhe ndëshkimin e qytetarëve, pas preteksit të koronavirusit. Minimalisht ajo ka shkelur rregullin e daljes nga një rreth në tjetrin, pa arye pune.
Policia e Durrësit andej vërdall ishte, por shumë e zenë për të ndëshkuar qytetarët që tentonin ti afroheshin detit, apo të tjerë të grupuar në më shumë se dy persona, qofshin edhe në fashën e orarit të përcaktuar nga kryeministri, i cili ngjan si “koha e ajrimit” për të burgosurit.

Mbi një nënë me dy fëmijë (nëse ajo është qytetare), pa post e pushtet, policët shfryjnë e hakërrehen, madje i rëndojnë edhe me gjoba, apo me presionin shtuar psikologjik duke ua shënuar emrat në copëza blloqesh, si “Nazitët” ndaj Hebrenjve. Ministres askush nuk do i afrohej, edhe nëse ajo do të ndodhte, policët ishin gati ta nderonin dhe ti kërkonin ndjesë thellësisht, pasi “nga larg nuk e njohen”. Ligji është i barabartë për të gjithë, por qoftë edhe me një veprim në dukje i vogël nga një prej ministreve më të rëndësishme të Ramës, motoja e qeverisë është: “Mos bëni siç bëj unë, bëni siç them unë”.