• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Sa është pasuria e Dua Lipës?

08:06 : 27/02/2020
në SHOW BIZ

Dua Lipa është një prej yjeve më të suksesshme të momentit. Pamja dhe zëri i saj unik kanë arritur që gjatë këtyre vjetëve të fundit, ta pozicionojnë në maje të top-listave muzikore anembanë botës dhe baza e adhuruesve të Lipës është ndër më aktivet në industri.

Edhe pse përgjatë vjetëve kishte bërë punë të ndryshme, si modele dhe mikpritëse restorantesh, në vitin 2017, ajo arriti të bëhet e famshme ndërkombëtarisht me lansimin e hitit të padiskutueshëm, “New Rules”.

Lipa, po ashtu shquhet për këngët “Be The One”, “One Kiss”, “Hotter than Hell” dhe të tjerë, që ishin pjesë e albumit të saj debutues.

Pavarësisht se këngëtarja nuk e ndjekë stilin e zakonshëm jetësor të një pop ylli, sërish ajo ka arritur ta vërtetojë se i ka të gjitha tiparet për të qëndruar në maje të industrisë së muzikës.

Lexo edhe:

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Dua Lipa u lind në vitin 1995 në Londër. Prindërit e saj janë nga Kosova, por të cilët ishin zhvendosur në Britani të Madhe, tri vjet para lindjes së këngëtares. Duke qenë se babai i saj, Dukagjin Lipa, ishte një këngëtar i suksesshëm në vendlindje, Dua qysh në moshë të re ishte rrethuar me muzike, duke e trashëguar nga I ati dashurinë dhe talentin për të kënduar.

Si tinejxhere, Lipa kishte filluar të këndojë ‘covera’ të artistëve të famshëm si, Pink dhe Nelly Furtado. Dhe me ëndrrën për t’u bërë një këngëtare e suksesshme, Lipa kishte filluar të merrej me modelizëm, me qëllim që të depërtojë në industrinë e showbizit dhe kështu të fitojë famë botërore.

Suksesin më të madh në karrierë, Lipa e arriti me këngën “New Rules” me të cilën edhe depërtoi në tregun amerikan të muzikës. Deri më tani, ky hit i numëron më shumë se 2 miliardë klikime në Youtube dhe vazhdon të dëgjohet kudo në botë, edhe sot. Që nga publikimi i këtij videoprojekti, Dua duket se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe fama e saj vetëm sa vazhdon të rritet.

Por, sa është pasuria e këngëtares?

Dua Lipa sapo ka filluar ta eksplorojë potencialin e famës së saj, dhe nuk ka fare dyshim se e pret një karrierë e suksesshme në të ardhmen. Pop ylli i muzikës tashmë e posedon një pasuri impresionuese, që besohet të jetë rreth 3 milionë dollarë. Edhe pse sipas disa burimeve të këngëtares, besohet se pasuria e Lipës e kap shifrën prej 6 milionë dollarësh.

Pavarësisht shumës së saktë, kjo konsiderohet një pasuri e mahnitshme për një këngëtare 25-vjeçare.

Është e qartë se me rritjen e famës dhe sukseseve të saj, do të shtohet edhe pasuria e këngëtares.

Etiketa: Dua Lipapasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

15:06 : 15/07/2026
AKTUALITET

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Dua Lipa kundër Ramës/ Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet

19:33 : 12/07/2026
Para

Zgjerohet harta/ Shënohet rasti i parë me koronavirus në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş