Elvis Naçi dhuron 10 mijë euro/ Reagon pas akuzave:”Nuk do të merrem kurrë me politikë”

Hoxhë Elvis Naçi ka qenë pranë të prekurve nga tërmeti në këto ditë të vështira dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e fondeve që do shkojnë për ndërtimin e shtëpive. Ditën e djeshme Naçi ka bërë një tjetër gjest madhështor. Me anë të një postimi në rrjete sociale, hoxha ka bërë të ditur se ka dhuruar 10 mijë euro nga të ardhurat e tij personale.

“Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat! Bashkohu me nismën e madhe”, shkruan Naçi.

 

View this post on Instagram

 

Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat! Bashkohu me nismën e madhe: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci Pay pal: [email protected] Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus Emri i Bankes: Post Finance Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See Konto Nr.: 15-387081-5 IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5 BIC: POFICHBEXXX Të dhënat bankare në USA: Bank Name : Morton Community bank Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus Routing Number: 701123204 Account number : 769397 Të dhënat bankare në Shqiperi: Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania. SWIFT CODE CDISALTR IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481 IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479 Për çdo inforacion më kontaktoni ne nr tim të telefonit: +355674006161

A post shared by Elvis Naçi (@elvisnaci) on

Ai ishte i pranishëm në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Nga fondacioni i tij janë mbledhur 2 milion euro dhe priten rreth 3-4 milion. Naçi tha  se së shpejti do bëjë transparencë të plotë të të ardhurave. Duke qenë se prej kohësh është thënë se do i futet politikës, Naçi sqaroi se nuk do të merret kurrë me politikë.

LEXO EDHE  Luana Vjollca udhëtoi menjëherë drejt Kosovës për një arsye të veçantë

“Nuk merrem me politikë, pavarësisht se më kanë akuzuar. Jemi të barabartë. Këtu jemi të gjithë të barabartë në fusha të ndryshme, të gjithë kemi kontribuar. Barazia në këtë tryezë, hapi i parë për të ngrohur ata që janë të varfër. Ne në këtë tryezë do të bëjmë transparencën edhe të fondeve të njëri-tjetrit. Unë nuk kam asnjë post dhe nuk do të merrem asnjëherë me politikë”