Bukuroshet VIP që mbështesin në çdo hap të prekurit nga tërmeti (Foto+Video)

Tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka bërë që i vogël dhe i madh të sensibilizohet e të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme. Dikush dhuron një batanije, një tjetër rroba e ushqime e deri te paratë. E madje ka edhe shumë persona që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë shkuar që të ndihmojnë familjet që janë prekur shumë nga ky tërmet.

Bukuroshet e ekranit shqiptar kanë lënë postimet “hot” dhe provokuese që bënin shpesh në rrjetet sociale, ato kanë vendosur që të shkojnë e të ndihmojnë banorët të cilëve u janë prishur shtëpitë.

Oriola Marashi, Beatrix Ramosaj, Antigona Ramosaj dhe Rashel Kolaneci, janë disa nga vajzat e njohura të ekranit që kanë vizituar disa familje në Durrës, Krujë dhe Mamurras. Të ndihmuar edhe nga të tjerë, ata kanë dërguar ndihmat e tyre.

Ndërsa ka edhe të tjera si Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi, që janë bërë bashkë dhe kanë hapur një llogari bankare, ku të gjithë mund të dhurojnë para për të prekurit nga tërmeti. Dy modelet herë pas here bëjnë thirrje në rrjetet sociale që të gjithë të japin kontributin e tyre, dhe zbulojnë shifrën që është mbledhur deri tani.

 

 

View this post on Instagram

 

@rashelkolaneci ❤❤❤

A post shared by Rashel Kolaneci (@rashel.ko) on

LEXO EDHE  Reagon ashpër Marina Vjollca: Po na i vrasin vajzat për së gjalli…