Kush zgjidhet kryeprokurori i ri? Ledio Braho zbulon të preferuarit e mazhorancës

Avokati i njohur, Ledio Braho beson se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet në bazë të preferencave politike. Braho, në një intervistë televizive këtë të mërkurë, u shpreh se Arta Marku dhe Olsian Çela janë emrat që kanë më shumë mbështesje nga mazhoranca.

Për kandidaten tjetër për Prokurore e Përgjithshme Fatjona Memçe, avokati tha se ka pas ose aspak mbështetje politike.

“Prokurori i ri do zgjidhet në bazë të preferencave të mazhorancës, besoj se do zgjidhet Arta Marku ose Olsian Çela dhe ai ka lidhje me PS. Për këtë arsye do duket për mënyrën se si do ndahet Kuvendi, është çështje politike, as platforme as CV-je”, tha Braho në Syri.net.

Lidhur me procedurën e zgjedhjes, Braho beson se nën ndikimin e mazhorancës, Kuvendi do ti sigurojë votat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke e kthyer në dytësor rolin e KLP, që do të bëjë pikëzimin e kandidatëve.

“Lista e pikëzimit nga KLP duhet ti shkojë Kuvendit që duhet të zgjedhë me 84 vota, nëse dështon atëherë kandidati i listuar i pari emërohet automatikisht. Ky është mekanizëm zhbllokues që e ka parashikon Kushtetuta”, sqaroi avokati.

“Sot kur opozita është patericë është shumë e thjeshtë që të zgjedhë mazhoranca çdokënd nga tre kandidatët”, theksoi ai.

3 kandidatët

Tre kandidatët për tu zgjedhur kryeprokuror me një mandat 7-vjeçar prezantuan më herët gjatë kësaj të mërkure. I pyetur për këtë, avokati Braho tha se Marku nuk kishte platformë. Për deklaratën e saj se nuk ka punuar mbi bazën e ndikimit politik, Braho dha shembuj që sipas tij provojnë të kundërtën. Ndërsa deklaratën e Markut se ka mbështetje të ndërkombëtarëve, e cilësoi PIAR.

“Zonja Marku ka qenë e detyruar të merre një pozicion mbrojtës për shkak të akuzave që ka pasur se si e ka drejtuar prokurorinë. S’kishte platformë se platforma është puna që ka kryer. Sot pritej që të kishte peshq të mëdhenj në burgje, por s’ka asnjë. I vetmi është Tahiri, i akuzuar për trafik droge, por vendimi nga gjykata e shkallës së parë përfundoi me detyrim paraqitje si një person që vjedh energji elektrike. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda që drejtohet nga një njeri i afërt me Markun (Donika Prela) s’ka asnjë rezultat. Nuk di të ketë mbështetje ndërkombëtare specifike për Markun si Prokurore e Përgjithshme. Kur u paraqit para KPK, përfaqësuesi i ONM i bëri pyetje lidhur me periudhën kur ishte prokurore në Shkodër dhe u vu në pozitë.  S’mundet që Arta Marku të shkojë me këtë kartë se ndërkombëtarët mbështesin institucionin e prokurorisë dhe jo individin. Është PIAR”, tha Braho.

LEXO EDHE  Moti/ Ja çfarë temperaturash na presin ditën e enjte, 13 Gusht 2020

Ka balanca politike brenda KLP, është Marku e favorizuar?

Braho: “KLP që nga krimi ka ndërruar dy anëtarë, i fundit ishte Gentian Osmani. KLP sot ka një përbërje që normalisht ka dhe ndikim politik se një pjesë janë zgjedhur nga parlamenti, pjesa që s’janë prokurorë. Vendimtar në rastin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm do jetë Kuvendi, këtu do marrim parasysh që kemi një Kuvend që s’ka opozitë reale. Sot kur opozita është patericë është shumë e thjeshtë që të zgjedhë mazhoranca çdokënd nga tre kandidatët”.

Avokati kundërshtoj me shembuj konkretë deklaratën e Markut se s’ka punuar nën ndikim politik. Kjo duket, sqaroi avokati, në rastet kur të dyshuar kanë qenë person të mazhorancës, dhe të opozitës. Sipas tij, sjellja e prokurorisë ka qenë e kundërt.

“Dosja ‘Babale’ që nga Prokuroria e Krimeve të Rënda iu dha shumë gaz, u mor vetëm me kallëzim të rremë dhe jo të trafikut të drogës. Mënyra se si ka ecur dosja duket se një rol të tepruar të Prokurorisë përsa i përket shtyrës së hetimeve. E njëjta gjë me dosjen e zotit Basha, një dëshirë e madhe për ta çuar në gjykim. Kurse në dosjet ku janë të dyshuar personazhe të mazhorancës s’është kryer asnjë veprim. Këtu duket roli i Prokurores së Përgjithshme dhe personave të komanduar nga ajo në krye të prokurorisë. Kur janë të dyshuar persona të mazhorancës i kanë lënë në heshtje, kurse kur janë të opozitës, janë çuar për gjykim edhe pa prova”.

Braho tha se ndryshe nga Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj kishin një platformë.

Por, shtoi ai, “Prokurori i ri i Përgjithshëm do zgjidhet në bazë të preferencave të mazhorancës, besoj se do zgjidhet Arta Marku ose Olsian Çela, dhe ai ka lidhje me PS”. “Për këtë arsye do duket për mënyrën se si do ndahet Kuvendi, është çështje politike, as platforme as CV-je”, deklaroi. Për Fatjona Memçën, u shpreh se është “kandidatja me mbështetje politike më të vogël ose me aspak mbështetje”. “Në disfavor të saj është që s’ka pasur pozicion drejtues”, shtoi.