• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe furnizimi me ujë me PPP/ Qeveria e parashikon në pr/ligjin e ri

09:42 : 31/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas rrugëve, shërbimeve spitalore, aeroporteve e porteve, radha i ka ardhur furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujrave të zeza që të jepen me koncesion. Qeveria ka gati një draftligj që ndryshon në themel mënyrën sesi funksionon sot sektori i furnizimit me ujë por në një nen të veçantë përfshin edhe mundësinë e kalimit me koncesion apo partneritet publik privat të shërbimeve. Neni 25 i draftligjit “Për sektorin e furnizmit me ujë dhe largimin, grumbullimin e trajtimin e ujrave të ndotura urbane” parashikon se si veprohet në rastet kur shërbimi jepet me PPP.

“ Dhënia me koncesion apo me një marrëveshje të partneritit publik-privat e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura bëhet në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe aktet nënligjore që përcaktojnë kërkesat dhe procedurat përkatëse.

Studimi përkatës i fizibilitetit i kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse për dhënien me koncesion ose nëpërmjet një marrëveshje të partneritetit publik privat, miratohet paraprakisht nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe nga Enti Rregullator I Ujit (ERRU) brenda 1 muaji nga paraqitja e tij.

Vetëm pas marrjes së miratimit sipas pikës 2 të këtij neni, njësia e qeverisjes vendore vijon me procedurat e parashikuara në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik- privat” thuhet në draftligj.

I njëjti sanksionon se njësitë e qeverisjes vendore që janë edhe autoritetet menaxhuese të ujësjellësve mund të lidhin marrëveshje mes njëra tjetrën për të garantuar qoftë furnizim të përbashkët ashtu edhe investime të përbashkëta për të përfituar.

Lexo edhe:

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Drafti prek edhe kriteret që duhet të plotësojnë ndërmarrjet lidhur me ofrimin e shërbimeve si dhe detyrat që ka çdo ministri për të ndjekur nga afër parametrat që duhet të plotësojë një sektor delikat si ai i furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të ndotura.

Referuar relacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që është edhe pergjegjësja për hartimin nënvizon se ky projekt-ligj sjell një përqasje të re për rritjen e performancës së sektorit, si në drejtim të qëndrueshmerisë financiare ashtu edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatoreve nga shoqeritë UK.

“Projekt-ligji siguron vijimin e ndërveprimit të autoriteve të qeverisjes qendrore me ato të qeverisjes vendore për përmirësimin e performancës së shoqërive të UK, si dhe mundëson vazhdimin e iniciativës së ndërmarrë me reformën në sektor me anë të nënshkrimit të Kontratave të Performancës ndërmjet MIE dhe Bashkive përkatëse.

Miratimi i këtij projektligji është një qasje e re për përmirësimin e performancës së sektorit të ujësjellës kanalizimeve që vuan prej dekadash nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët” thuhet në relacion.

Rritja e çmimit të ujit

Ne janar të vitit 2018, në Tiranë, çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë. Si rrjedhojë, Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara në bilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave të ujit. Norma e fitimit para taksave është 27%.

Në anën tjetër, sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekë, nga 3.4 miliardë lekë të planifikuara, ose 54% më pak.

Enti Rregullator i Ujit thotë se në vitin 2018 tendenca e çmimeve të ujit në vend ka qenë rritëse, për shkak të performancës së dobët të ujësjellësve. “Ndryshimi i tarifave ka pasur përgjithësisht tendencë rritëse, në varësi të kushteve dhe zhvillimeve të ofrimit të shërbimit të çdo operatori. Konstatohet se shumë shoqëri janë në vështirësi objektive financiare, nevoja për subvencione nga qeveria është e domosdoshme për një periudhë me afat gjatë. Subvencionet duhen adresuar drejt shoqërive që janë financiarisht të dobëta dhe nuk kanë ende mundësi të përballojnë kostot e domosdoshme për kryerjen e shërbimeve UK

Ndërkohë, Enti Rregullatori i Ujit, në raportin e tij vjetor pohon se ujësjellësat në vend kanë hapësira për rritje çmimesh. “ERRU përdor si kriter për përballueshmërinë e pagesës së faturës së shërbimeve Ujësjellës-Kanalizimeve, në nivelin prej 5 për qind të të ardhurave (shpenzimeve) mesatare mujore të një njësie ekonomike familjare, informacion që e përllogarit dhe e publikon INSTAT në “Anketën e Buxhetit të familjes viti 2017″, për të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë. Këto vlera tregojnë se ka ende hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave”, sipas raportit.

Rreth tre vjet më parë, bashkia e Tiranës bëri të ditur se kishte pasur disa oferta nga kompani serioze midis tyre edhe një kompani kineze për ujesjellësin. /Monitor/

Etiketa: PPPqeveriauje

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani

12:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Nga lajmi te lajmësi”/ Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:51 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

08:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Një rrogë nuk mjafton/ Shpenzimet në Tiranë sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

08:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëri e re”/ The Guardian: Revolta kundër resortit të Kushner kthehet në protestë kundër qeverisë

10:20 : 22/06/2026
Para

Real Madrid çlirohet, “manita” ndaj Leganes

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş