Ekzekutimi i dy vëllezërve në Shkodër, policia jep detajet …

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Guerile, ku u ekzekutuan vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.

Sipas një informacioni zyrtar nga policia, vrasja ka ndodhur në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Zooteknika.

Informacioni i policisë

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit  A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

LEXO EDHE  T'i lutemi Zotit boll me fatkeqësi natyrore/ Deputeti: Tërmeti politik domosdoshmëri për të përmbysur babëzinë Rilindase

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.