Ish-Presidenti Obama nga Shtëpia e Bardhë në gjykatë. Ja sa paguhet si gjyqtar …

Nga Shtëpia e Bardhë në një sallë gjykate. Ish-presidenti Barak Obama tani do të jetë gjyqtar dhe do të marrë pjesë në procese penale dhe civile në Distriktin e Tretë të Kontesë “Cook” në Ilinois të Shteteve të Bashkuara. Ish-lideri amerikan ka pranuar thirrjen e presidentit të gjykatës, Timoti Evans. Duke filluar që javët e ardhshme, Obama mund të bëjë pjesë e një jurie popullore në Çikago, qyteti ku është rritur dhe ku u zgjodh senator, duke u kthyer kështu përsëri në epiqendrën e aktiviteteve të tij.

LEXO EDHE  Se*s dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Një fakt interesant është dhe paga që do të marrë 56-vjeçari. Sipas të dhënave, gjyqtarët publikë paguhen 17 dollarë për çdo ditë që marrin pjesë në ndonjë seancë. Natyrisht kjo është një punë, të cilën Obama e ka pranuar për t’i shërbyer komunitetit dhe jo për pagën.