• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Të dhënat e bilanceve të kompanive mediatike të analizuara nga BIRN tregojnë se gjatë vitit 2023, televizionet kryesore shtuan të ardhurat ndërsa televizionet e vogla pësuan rënie apo thelluan humbjet, duke bërë që tregu të dominohet më shkallë të lartë nga pak operatorë.

Katër televizionet më të mëdha komerciale të vendit rritën shkallën e dominimit të tregut në masën 79.1% gjatë vitit 2023, nga 75.1% që kontrollonin në vitin 2022. Lajmi bëhet i ditur nga të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive të licencuara për shërbime televizive komerciale, të analizuara nga BIRN. Kjo është shkalla më e lartë e përqendrimit të medias që nga viti 2018.

Standardet ndërkombëtare sugjerojnë matjen e shkallës së përqendrimit të medias përmes llogaritjes së pjesës së tregut të zënë nga katër operatorët e mëdhenj. Në rastin e Shqipërisë gjithsesi vërehet se dy janë operatorët me të vërtetë të mëdhenj ndërsa operatori i tretë e i katërt në realitet mund të konsiderohen si televizione të mesme dhe jo të mëdhenj.

Nëse shkalla e dominimit llogaritet si pjesa e tregut të zënë nga dy operatorët e mëdhenj, atëhere në vitin 2023 kemi Klan dhe Top Channel që zënë bashkë 64% të tregut.

BIRN analizoi të dhënat kryesore financiare të dymbëdhjetë televizioneve më të mëdha në vend, nga të cilat, dy nuk patën depozituar bilanc brenda datës 31 korrik 2024, siç kërkohet nga ligji, ndërsa dhjetë kishin dorëzuar bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Lexo edhe:

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

Të dhënat tregojnë se pas një periudhe disavjeçare në të cilën, rritja e disa televizioneve të reja solli në një masë të kufizuar rënie të dominimit të Top Channel dhe TV Klan, tendenca ndryshoi sërish vitin e kaluar drejt një shkalle më të lartë përqendrimi.

Të dhjetë televizionet e shqyrtuara patën të ardhura të përbashkëta në masën 6.6 miliardë lekë (rreth 66 milionë euro) për vitin 2023, me një rritje prej 14% përkundrejt vitit 2022. Të renditura sipas të ardhurave, televizioni Klan mbajti vendin e parë, njësoj që nga viti 2021, kur zëvendësoi Top Channel për primatin. Top Channel zë vendin e dytë, pasuar nga Media Vizion në vendin e tretë dhe G2 Media A2CNN në vendin e katërt.

Zgjedhje dhe Big Brother

Zakonisht televizionet shqiptare kanë vite të mbara kur këto vite përmbajnë zgjedhje parlamentare apo zgjedhje të pushtetit vendor. Kjo vjen si rrjedhojë e volumit të zakonshëm të reklamave të financuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për edukimin e votuesve si dhe nga reklamat e partive politike. Por viti 2023 ka njohur një rritje të konsiderueshme të tregut në total, gjë që duket se vjen pjesërisht si rrjedhojë e spektaklit televiziv Big Brother Vip Albania. Top Channel, televizioni i dytë më i madh në vend njohu një rritje në nivelin e të ardhurave me 25% vitin ë kaluar, ndërsa të ardhurat e Klan u rritën me 19%. Rritje pati edhe Vizion Plus me 25% dhe A2 CNN me 11%. Televizionet e tjera kryesisht pësuan rënie në të ardhura.

Televizioni Klan është gjithashtu televizioni më fitimprurës në vend për aksionerët e vet. Gjatë vitit të kaluar, fitimet neto arritën në 2.7 milionë euro, shifër kjo katër herë më e lartë se sa fitimet neto të Top Channel.

Televizionet relativisht të reja, A2CNN dhe Euroneës patën ecuri disi më pozitive vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Të dyja shënuan rritje të të ardhurave, por A2CNN deklaroi bilanc me një fitim të ulët ndërsa Euroneës vijon të ekzistojë me humbje të konsiderueshme. Gjatë vitit të kaluar, humbjet e Euroneës ishin në masën 89.5 milionë lekë. Me humbje rezultuan edhe televizionet Report TV, Neës 24 dhe ABC.

Televizioni i opozitës Syri.tv zuri vitin e kaluar 1.7% të totalit të të ardhurave të tregut televiziv ose 113 milionë lekë. Të ardhurat e deklaruara ranë me 22% në krahasim me vitin 2022.

Larmishmëria e medias dhe mosdominimi i tregut të medias nga pak operatorë konsiderohet si tipar i fuqisë së demokracisë ndërsa mungesa e larmishmërisë dhe dominimi i panoramës mediatike nga pak operatorë konsiderohet si shqetësim për demokracinë.

Larmishmëria apo mungesa e larmishmërisë në tregun mediatik zakonisht matet duke llogaritur pjesët e audiencës. Por matja e audiencës në Shqipëri nuk është sot për sot e besueshme kështu që, të dhënat e të ardhurave të pasqyruara në bilanc mund të përdoren si një matës jo i drejtpërdrejtë i larmishmërisë.

Aktualisht të gjitha mediat kryesore në vend konsiderohen gjerësisht si proqeveritare dhe po kështu konsiderohet edhe televizioni publik shqiptar, i cili ka një buxhet vjetor prej mbi 21 milionë eurosh dhe që drejtori aktual i të cilit është një ish-deputet socialist./BIRN

Etiketa: kryesoremediaShqiperit të voglattelevizionettregu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
AKTUALITET

Rama monolog në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga stafi i kryeministrit

17:19 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket pa gjurmë kinezja me pasaportë shqiptare

13:02 : 11/07/2026
Para

Vjen zyrtarizimi, sulmuesi largohet nga Egnatia

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş