• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Aftësitë” e kryeministrit që trullosin Vlahutinin

13:20 : 05/09/2017
në OP-ED

Nga Boldnews.al

A e keni vënë re se kryeministri shqiptar ecën më shpejt se Bashkimi Europian? A e keni kuptuar se Edi Rama u lexon mendimet e Brukselit para se ata të flasin? Kjo aftësi e tij, e ngjashme me dhuntitë “paranormale”, ndihmon edhe diplomatët kryesorë në Tiranë që të punojnë sa më mirë. Diplomatët e lartë në Bruksel konstatojnë disa problematika thelbësore, përballimi i të cilave nga autoritetet shqiptare do të shërbejë për integrimin e vendit në BE.

Dhe, këto problematika të Brukselit, fillimisht kuptohen në Tiranë nga kryeministri Rama dhe më pas nga ambasadorja Romana Vlahutin. Mund të duket e çuditshme, por disa situata e dëshmojnë këtë anomali. Nëse është e tillë….

Zonja Vlahutin, më në fund konstatoi se Shqipëria ka problem të theksuar me kanabisin. Në një takim, në datën 4 shtator 2017, ajo u shpreh se lufta kundër narkotikëve është një prej kushteve të vendit tonë për integrimin në BE.

Kjo deklaratë “lajm” e diplomates, më shumë sesa habi, shkaktoi ironi në ambjentin politik dhe publik shqiptar. Në periudhën 2015-2016, Shqipëria u kanabizua e tëra, por diplomatët kryesorë në Tiranë ishin të vetmit që nuk e panë këtë situatë alarmante.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Dhe, fakti që vetëm tani zonja Vlahutin u kujtua të shohë realitetin shqiptar, duket se është efekti i “dhuntisë” së kryeministrit Rama. Ky i fundit, pasi mohoi për 3 vjet radhazi se Shqipëria nuk ka problem me kanabisin, më në fund urdhëroi ngritjen e një Task-Force kombëtare për luftën kundër kanabisit.

Rama mbledh periodikisht zyrtarë të lartë të institucioneve të sigurisë dhe i detyron të prezantojnë vetëm parada shifrash. Sipas të dhënave të paraqitura para kryeministrit, gjendja duket pozitive. Por realiteti është shumë më ndryshe. Autoritetet italiane zbulojnë çdo javë tonelata drogë të nisura nga Shqipëria.

Gjithësesi, kryeministri Rama e zbuloi realitetin problematik të kanabisit dhe vendosi, të paktën me fjalë, ta luftojë. Pas zbulimit të Ramës, për koinçidencë, këtë fenomen e zbuloi edhe zonja Vlahutin. Ajo ka gati 4 vjet në Tiranë dhe, vetëm kur kryeministri shqiptar foli, foli edhe ajo.

Por ky rast nuk është i vetmi, kur Edi Rama shërben si mentor i diplomates së BE-së, në Tiranë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, kryeministri Rama e bazoi ligjërimin e tij politik tek nevoja për reformimin e administratës publike. Takimet e Ramës u karakterizuan nga termat “kazan”, “tepsi” e të tjerë objekte të kuzhinës, me të cilat i referohej faktit se aleatët në qeverisjen e tij të parë kishin punësuar zyrtarë problematikë për çështjet e korrupsionit.

Pavarësisht se në 4 vitet e kaluara të qeverisjes së tij, Rama foli vetëm për suksese dhe arritje në mënyrën e rekrutimit të administratës publike, në fund e kuptoi se duhet një reformim i thellë. Asnjë përgjegjësi apo brerje ndërgjegje nuk demostroi për dështimin spektakolar.

Por, edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, i cili ka ndihmuar me fonde miliona-euroshe për trajnimin e administratës, nuk e konstatoi që militantizmi në administratë është e keqja më e madhe e shtetit shqiptar. Edhe delegacioni i BE-së nuk ka deklaruar asnjë përgjegjësi për dështimin e saj ose më saktë, për faktin që ka mbyllur sytë kur konstatonte se paratë e taksapaguesve europianë hidheshin në erë në konkurset fiktive në administratën në Shqipëri.

Gjithësesi, kryeministri e shtroi çështjen e reformës në administratë si kalin e betejës për mandatin e tij të dytë qeverisës. Ai fitoi zgjedhjet dhe mori shumicë parlamentare, numrat e të cilës ia lejojnë të formojë qeverinë pa aleatë.

Pas zgjedhjeve, në median shqiptare u publikua një raport i Bashkimit Europian, i iniciuar nga zyra e tij në Tiranë, në bazë të të cilit Shqipëria do të përfitojë 30 milionë euro për reformimin e administratës.

Koinçidencë spektakolare që Rama e parashikoi se Brukseli do të ndihmonte Shqipërinë me fonde për reformën në administratën publike.

Përtej ironisë, duket mëse qartë se zonja Vlahutin e ndihmon kryeministrin Rama që të hartojë politikat e tij, nëpërmjet të cilave ai fuqizon pushtetin politik personal. Për shkak të pozicionit të saj, diplomatja e BE-së merr informacionin në korridoret e Brukselit mbi shqetësimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Këto të dhëna i përcjell në Tiranë, jo për të mirën e përgjithshme, por vetëm për të siguruar forcimin e kryeministrit.

Pra, edhe deklarata e saj “bombë” për problemin e kanabisit në Shqipëri nuk duhet parë si një fitore për ata faktorë vendas që e kanë ngritur zërin kundër fenomenit kriminal.

Zonja Vlahutin e përmendi kanabisin, disa muaj pasi kryeministri ka ngritur Task-Forcen. Dhe kjo lëvizje publicitare e kryeministrit do t’i shërbejë zonjës Vlahutin për të raportuar para eprorëve të saj se Shqipëria e ka kuptuar shqetësimin dhe po reagon, pavarësisht se forma e reagimit deri tani është një paradë shifrash.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Show i Edi Ramës/ Akademia e Shkencave ishte planifikuar të mbyllej para 2 vjetësh (Dokumenti)

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com