Show i Edi Ramës/ Akademia e Shkencave ishte planifikuar të mbyllej para 2 vjetësh (Dokumenti)

Me dy postime në facebook, të publikuara para dhe pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, Edi Rama paralajmëroi dje (të hënën) se do t’ia hiqte të gjitha fondet këtij institucioni dhe do t’i linte akademikët pa zyra, duke u marrë godinën. Rrjedhimisht, pa financim dhe pa seli, Akademia do të shkrihej.

Arsyeja e këtij vendimi, shpjegoi vetë kryeministri siç mund ta shihni në statuset e tij më poshtë, ishte procesi zgjedhor. Rama e quajti farsë votimin për kryetarin (Gudar Beqiraj) dhe nënkryetarin (Myzafer Korkuti).

Mesazhi i parë:

Mesazhi i dytë:

Qëndrimet e kryetarit të qeverisë dhanë përshtypjen se diçka e madhe po kurdisej me zgjedhjet. U duk sikur paralajmërimet për ta shkrirë Akademinë ishin pasojë e një zemërimi të  madh të atypëratyshëm.

Por një dokument i publikuar nga Luan Rama i LSI zbulon se pas mërzisë së kryeministrit me akademikët qëndron një mashtrim i madh.

Dokumenti i publikuar më poshtë në faqen e lapsi.al flet për një plan të qeverisë, të hartuar disa javë më parë, për ta shkrirë Akademinë e Shkencave.

Akademia, sipas planit të Edi Ramës, do të jetë pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor, e cila do të përfshijë edhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe shumë institute për kërkim shkencor.

LEXO EDHE  Ambasadorët në Tiranë si vegla të Rilindjes

Projekti është pjesë e ministrisë së re të Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve.

Dokumenti zbulon se Edi Rama e kishte vendosur më parë ta shkrinte Akademinë dhe se ajo e djeshmja ishte një pjesë teatrale që luhej në sytë e publikut për të fshehur arsyet e vërteta të vendimit.

Pra, projekti i Ministrisë së Arsimit tregon se kryeministri nuk e mori vendimin si rrjedhojë e “farsës së zgjedhejeve” që bënë kryetar nënkryetarin dhe kryetarin e mëparshëm nënkryetar, por që ai e përdori procesin për qëllime që s’ia ka sqaruar ende opinionit publik.

Përballë këtij dokumenti mbi arsyet e zhurmës së madhe të së hënës lindin dyshime të mëdha.

Disa zëra kundështarë të Ramës folën që dje për një projekt të tij për ta shkrirë Akademinë me qëllim për t’i marrë ndërtesën.

Të tjerë e akuzuan publikisht sot në shtypin e shkruar se është vetë Rama që ka bllokuar prej 3 vjetësh projektin për reformimin e këtij institucioni.