Paloka për protestën: “Nuk kemi një skenar, mbështesim shoqërinë civile”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka së bashku me disa anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë shkuar tek Parku i Liqenit për të mbështetur protestuesit.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se nuk kanë një skenar të caktuar se çfarë do të bëjnë por si parti kanë shkuar të jenë mbështetje për protestuesit. “Jemi mbështetje. Protesta është e shoqërisë civile. Ne si parti demokratike nuk kemi skenarë”, ka thënë Paloka.

Ndërkohë, ai tha se forcat e shumta të policisë që kanë ardhur për të ndaluar protestën e shoqërisë civile po shkelin ligjin dhe po dhunojnë protestuesët. “U thamë policive që po mbroni ata që po shkelin ligjin. Jemi dhe sot para dëshmisë së një shteti që dënon njerëz të pafajshëm. Shikojnë me qindra forca policie. Detyrimin e kanë përballë kushtetutës ku thotë se edhe polici më i thjeshtë duhet të pranojë ligjin. Sot jemi para faktit që tregon se ska shtet i cili po rënon qytetarët. Një kryeministër që po dhunon qytetarin e thjesht” tha Paloka.

LEXO EDHE  Hyrjet e larta informale zhvlerësojnë euron në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri

Pak minuta më parë një përplasje e policisë me protestuesit ishin në shtyrjen e njëri tjetrin. Lidhur me këtë Paloka tha se ishte Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj që tha se nuk do të hidhet asnjë cop beton. Ndërkohë sipas Palokës po shihet qartë që është hedhur sasi e madhe betoni për të ndërtuar këndin e lojrave tek Parku i Liqenit.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here