Bashkia e Durrësit shpërdoron fondet për rikonstruksion e Rrugës “Pavarësia”

Bashkia e Durrësit ka vendosur rikualifikimin e hapësirave në të dy anët e rrugës “Pavarësia” që lidh Urën e Dajlanit me Plepat.

Por ky segment rrugor është në gjendje tepër të mirë pasi pak vite më përpara është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të saj.

Një nga kompanitë që ka fituar tenderin për rikualifikimin e këtij segmenti është Bean Sh.p.k, e cila është në pronësi të vëllait të ish drejtorit të UKT, Neritan Gjojdeshi. Ky i fundit është i njohur për lidhjet e afërta që ka me deputetin socialist Koço Kokëdhima.

Ky investim përveç miliona eurove të shpenzuara do të limitojë edhe vendet e parkimit, duke izoluar bizneset përgjatë dy anëvë të rrugës.

LEXO EDHE  Saliu, ky ” fajtor” i përjetshëm

Kryerja e punimeve për rikualifikimin e rrugës do të zgjasë të paktën 270 ditë, duke bërë që përgjatë muajve të verës firma kontraktuese të vazhdoj punimet.

Rikualifikimi i rrugës “Pavarësia” është kundërshtuar nga biznesët që operojnë në të dy krahët e rrugës, pasi vizitorët dhe turistët nuk mund të pushojnë mes një kantieri ndërtimi.

Në këto kushte bizneset dhe qytetarët bëjnë thirrje që të rishikojnë projektin dhe menaxhim më të mirë të fondeve të qytetarëve nga ana e bashkisë.

 

ddd qqq



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here