• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

19:29 : 23/06/2022
në BOLD BLOG

Nga Astrit Patozi

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende është i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkoce, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Lexo edhe:

“Gjynahet e Berishës nuk falen”, Astrit Patozi: Si mund të ngrihet opozita

Evi Kokalari: Nga njerëzit e Këlliçit më erdhën me ngacmime seksuale!

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo CV politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë ambjenti është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

Etiketa: belindipatozisulme PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjynahet e Berishës nuk falen”, Astrit Patozi: Si mund të ngrihet opozita

23:37 : 10/10/2022
AKTUALITET

Evi Kokalari: Nga njerëzit e Këlliçit më erdhën me ngacmime seksuale!

19:25 : 17/06/2022
AKTUALITET

Ironia e Patozit: Sot në Kuvend kishim një president dhe 5 opozita

21:26 : 04/06/2022
AKTUALITET

Berisha: Topalli e Patozi refuzuan ftesën për bashkëpunim, absurd kushti i vendosur

08:47 : 22/04/2021
AKTUALITET

A do të bashkohet ‘Lëvizja për Ndryshim’ me PD-në, ja si përgjigjet Patozi

22:23 : 24/02/2021
AKTUALITET

Duka akuza Patozit: Po mundohesh të bësh lojën e Ramës, PD-LSI do rrëzojnë qeverinë

22:01 : 24/02/2021
Para

“BE të gjejë zgjidhje për Ballkanin”, eurodeputetja: Rrezikojmë t’a humbasim

TË GJITHA

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025

Albpetrol derdh naftën në Vjosë, rrezikohet lumi i fundit i egër në Evropë

14:17 : 27/06/2025

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

13:44 : 27/06/2025

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet

13:40 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com