Duka akuza Patozit: Po mundohesh të bësh lojën e Ramës, PD-LSI do rrëzojnë qeverinë

Në studion e ‘Open” Oerd Bylykbashi deklaroi se sot lajmi pas marrëveshjes së koalicionit është rrëzimi i Ramës. Por menjëherë pas kësaj deklarate, ai që u prek direkt ishte Astrit patozi, i cili duket se nuk e pëlqeu këtë fakt.

Bylykbashi-Patozit: Pse rri akoma të gozhda e vjetër?

Bylykbashi: Ne bëjmë çmos që të maksimizojmë votat. Ne kemi dy lista me të cilat do të dalim. Lista jonë dhe LSI që do të dalmë vete. Sipas llogarive matematike kjo na jep ne mundësi të kemi rezultat. Konkluzioni finaol është që në 25 prill fiton ky konfigurim.

Por përsëri Patozi duket se nuk bie dakord dhe thotë se PD-LSI janë e njëjta gjë.

Patozi: Rama mund të rërzohet jo vetëm me një listë, por edhe me dy e tre lista.

LEXO EDHE  “Mos provokoni demokratët”, reagon Shehi: Autori i sulmit është një biznesmen i lidhur me bashkinë e Kavajës

Agron Duka: Kodi Zgjedhor na detyron që ne të dalim me dy lista, pasi me një listë nuk maksimizohet vota. LSI dhe gjithë partitë aleate kemi të gjithë një qëllim. Kemi një aleancë edhe paszgjedhore. Ne nuk kemi betejë as me Patozin dhe as me ndonjë tjetër. Beteja jonë është me Ramën. Në 2017 LSI ka qenë më vete dhe tani LSI është me ne. Monika Kryemadhi me Bashën kanë rënë dakord që në qarqe të caktuara të dalin së bashku. Ne nuk kemi asgjë kundër partive tjera.

Bylykbashi-Patozit: Mund të vini edhe ju me ne.

Duka: Patozi është marrë gjithë kohën me PD-në dhe duket se po bën lojën e Ramës.