Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detajet e operacionit të policisë që zbuloi grupin që ushtronte aktivitetin kriminal të “Shfrytëzim prostitucioni”. Hetimet për grupin prej 5 personash të arrestuar një ditë më pare kishin nisur prej vitit 2015. Në fund të këtij vit, në prokurorinë e Tirnës është regjistruar një procedim penal, sipas një informacioni të marrë në rrugë operativenga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, se shtetasi me pseudonimin “Nini” merret me shpërndarjen e lëndës narkotike, si dhe shfrytëzim prostitucioni.
Në funksion të këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë Tiranë është vendosur dhënia e autorizimit për vëzhgimin e shtetasit “Nini”, i identifikuar më pas me emrin Nik Gjonikaj.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundraligjshme, shpërndarje lënde narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.
Mbi bazën e autorizimit të prokurorit, për vëzhgimin e shtetasit Nik Gjonikaj, në datë 23.03.2016 rreth orës 19.00, është konstatuar se ky shtetas ka hipur në automjeti me targë TR xxx L, ku në këtë mjet ndodheshin drejtuesi i mjetit Bledian Nurja, si dhe dy persona të tjerë, një femër e identifikuar më pas me emrin Domenika Doko dhe një mashkull i identifikuar më pas me emrin Melsi Mita.
Rreth orës 20.05 shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas i cili e priste tek “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja Domenika Doko e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit Hajredin Sula.
Më pas shtetasi Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen Aureta Boja, dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…..”, vend në të cilin shtetasja Aureta Boja ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin Melsi Mita.
Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet, dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj, në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht u bë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxxLS në rrugën e Kavajës në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Hajredin Sula, mjet në të cilin kishte hipur dhe shtetasja Domenika Doko.
Nga shpjegimet e shtetasit Melsi Mita rezulton se ai në datë 23.03.2016 rreth orës 20.00 ka qënë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që ti gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi Melsi Mita ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.
I pyetur lidhur me faktin shtetasi Bledian Nurja. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë. Lidhur me vajzat e shfrytëzuara Domenika Doko 24 vjeç dhe Aureta Boja 27 vjeç, ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.
Policia arrestoi një ditë më parë 3 persona nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe dy vajza të shfrytëzuara prej tyre.