• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësi e kastruar, Saimiri u mburr kot, topehekuri ishte Lali

09:23 : 07/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në ditën e dytë të qëndrimit në qeli, Saimir Tahiri ka pasur kohë të mjaftueshme të mendohet dhe kuptojë se nga kush i erdhi. Edhe vetë e di se është një nga viktimat e pushtetit, jo si një i pafajshëm që u dënua padrejtësisht, por si fajtor si gjithë të tjerët në Rilindje. Po pse pikërisht unë? Kjo do jetë pyetja që Tahiri ia bën vetes, duke pasur edhe përgjigjen gati. Ai duhej të dënohej në këto momente.

Dikush e kërkon si statistikë për dy arsye. Së pari nevojitet imazhi sikur drejtësia e re po funksionon dhe së dyti me dënimin e tij, rivali për numër dy në parti, si pasardhës i Ramës saldoi edhe më shumë testikujt, me të cilat mburret se i ka prej hekuri.

Drejtësia sot mburret me dënimin e ish-ve, që edhe ata nuk janë as sa gishti i njërës dorë. Dy njerëzve u duhej më shumë se kurrë “karta drejtësi” në duar, për ta shpërndarë si triumfin më të madh, pikërisht atëherë kur shumica e qytetarëve mendojnë se është dështimi më i madh. Gati në sinkronë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Edi Rama reaguan për dënimin e Tahirit. E para theksoi se “askush nuk është mbi ligjin”, duke përgëzuar drejtësinë për vendimin e marrë, ndërsa Rama dha një përgjigje të shkurtër që ajo që ndodhi është investimi në reformën në drejtësi.

Që të dy e dënuan Tahirin më shumë ngase e dënoi një drejtësi që edhe kur nuk merr urdhra të drejtpërdrejta di të “lexojë nën rreshta” deklaratat e dy të “mëdhenjve”, Edi Rama dhe Yuri Kim. Ambasadorja është në fundin e përfundimit të mandatit dhe për të mos dalë tërësisht bosh nga “investimi” për reformën në drejtësi, do të marrë me vete si triumf dënimin e një ish-ministri si Saimir Tahiri dhe gjithashtu edhe të ish-it tjetër të Ramës, Lefter Koka.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Nga ana tjetër, drejtësia e “kastruar” nga pushteti, i ka bërë një nder të madh rivalit politik të Saimir Tahirit. Deri në vitin 2017, Tahiri dhe Veliaj cilësoheshin si “yjet në ngjitje” të një qeverisje haluçinative që nëpërmjet propagandës krijoi mitet e rreme të personazheve politik që do të trashëgonin Partinë Socialiste, gjithnjë nën hijen e rëndë të Ramës, që me apo prezencën e tij do ishte gjithnjë aty.

“Është ministri më i suksesshëm i qeverisë sime”-pati deklaruar Rama teksa shëtiste Tahirin deri në Uashington dhe mu bash e në zyrën Ovale. Vetë Tahiri e besoi pasi bëri një llogari të thjesht: Kanabizova vendin dhe i dhash pushtetin Ramës në zgjedhjet e vitit 2017. Me vete në atë kohë pati edhe ambasadorin që kërkoi peshk të madh, por asgjë nuk ra në grepin e tij, pasi peshkonte në pellgje me ujë të ndotur ku as bretkosa nuk gjendeshin. Ish-ambasadori amerikan dha deklaratën e fortë se ishte shkatërruar 99% e parcelave me kanabis, ndërsa Italia dhe Greqia, pikërisht nga kanabisi shqiptar kishte ngritur deri ushtrinë në këmbë.

Nga ana tjetër Rama i përkëdhelte kokën Tahirit për ta pompuar si ndër më të suksesshmin e kabinetit të tij, ndërsa sot e shiti me një status në FB, duke u shprehur se “nuk komentoj vendimet e drejtësisë së re”.

Nën ndikimin e parasë së pisët të drogës, e cila u zbraz në shitblerjen e votave, Tahiri priste shpërblimin, por i erdhi ndëshkimi politik.

Fituesi më i madh mbetet Erion Veliaj. Rivalin e tij në PS jo vetëm e zhduku nga politika, por i “arredoi” edhe qelinë e burgut ku sipas vendimit të gjykatës duhet të vuajë 3.4 vite dënim. Ky është momenti i Veliajt. Së pari feston shkatërrimin e rivalit dhe së dyti e ka të qartë se me burgosjen e Tahirit kjo “drejtësia e re” do të mburret për më shumë se një vit, duke lënë të livadhisin pa asnjë drojë të gjithë të përlyerit në aferën korruptive. Tahiri besoi verbërisht tek Rama dhe sot në qeli tymos cigare duke numëruar ditët e rënies së tij, ndërsa rivali Veliaj doli vërtetë me “topehekuri” sikurse e ka pohuar vetë së fundmi.

Etiketa: Erion Veliajsaimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Java nis me reshje, ja si do të jetë moti ditët në vijim

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom