Ish-ambasadori Agim Nesho i ftuar në Syri TV, akuzoi kryeministrin Edi Rama se kontrollon institucionet dhe përdor drejtësinë sipas interesave të tij politike.
Sipas Neshos, arrestimi dhe hetimet ndaj Erion Veliajt nuk janë produkt i një drejtësie të pavarur, por pjesë e një skenari politik të ndërtuar nga vetë Rama për të eliminuar një rival të brendshëm dhe për të krijuar idenë e një lufte kundër korrupsionit.
Nesho deklaroi se Veliaj po përdoret si “kokë turku” për aferat korruptive që, sipas tij, janë kryer në bashkëpunim me qeverinë, ndërsa shtoi se Shqipëria vazhdon të funksionojë si një “narko-shtet” pa institucione reale të pavarura.
Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën se si po menaxhohen proceset gjyqësore dhe pretendoi se vendimet e fundit të drejtësisë po përdoren për propagandë politike dhe për të mbrojtur interesat e pushtetit.
Nesho: Atë që folën më përpara, jam i mendimit që këtu në këtë fazë është autokrati Rama i cili vendos mbi të gjithë proceset sepse nuk mund të ketë autokraci aq më tepër në Shqipëri që Rama kontrollon të gjithë institucionet, shteti është i kapur, të ketë institucione të pavarura. Po pse e bën gjithë këtë lojë? Dy janë arsyet për mendimin tim. E para, Veliaj u rrit shumë, u fuqizua, u bë një alternativë për vetë atë, prandaj duhet eliminuar. Kjo i shërben atij personalisht, po i shërben edhe koka e turkut për të treguar sukseset e drejtësisë. Së dyti, mendoj që ne diskutojmë sikur është një shtet i rregullt që veprojnë institucionet.
Në fakt nuk është kështu. Vetë ai në prezantimin e djeshëm që bëri në diskutimin me Marta Kosin edhe me Komisionin Europian tha që Shqipëria tha, ne jemi talebanët, e thotë me dy kuptime, por në fakt është një term që ka konotacion negativ për çfarë përfaqësojnë ata dhe pozicionin që kanë shqiptarët gjithmonë në lidhje me talebanët edhe terrorizmin ndërkombëtar. Por ai e thotë për diçka tjetër që e përmendi dhe dje. Në Shqipëri tha që nuk ka institucione. Domethënë është ai që i përbën dhe i përkrah për të treguar një mbështetje dhe kërkesë të tillë të vazhdueshme që unë mund të siguroj edhe këtë rrugë demokratike të Shqipërisë. Pra, Rama e lejon që të jenë procese të tilla, që disa të besojnë që Erion Veliaj do të dali nga burgu, vetëm për statistikë që në Shqipëri institucionet e drejtësisë janë të pavarura. Në fakt nuk është kështu. Ai e ka mbyllur punën duke goditur liderat e opozitës, e ka bërë të gjithë skenarin, tani kur vjen puna te dishepujt e tij, përpiqet kush i nevojitet. Dhe unë mendoj duke përfunduar që edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për të bërë unifikimin e vendimeve për arsye se burgjet janë mbingopur, që është diçka e arsyeshme, nuk është bërë për hatrin e atyre të burgosurve të mëparshëm, por është për të shpëtuar veten dhe bashkëpunëtoren e tij Belindën, dhe mendon në këtë kuptim, prandaj nuk do ketë një sens prapaveprues. Këta janë të sakrifikuarit e kështjellës së Rozafës. Këta i ka projektuar ai, domethënë unë jam plotësisht me zotin Hoxha që të tërë e kuptojnë që Erion Veliaj si bashkëpunëtori i tij në vjedhjet masive që kanë bërë në Shqipëri është i sakrifikuar për dy arsye. E para t’i faturohet këtij ajo, krimi që kanë kryer në dëm të shqiptarëve, pasurive të tyre, sidomos për çështjen e inceneratorëve, e ka projektuar çështjen me presionin e tij që SPAK-ut t’i gjejë akuza në lidhje me veprimtarinë individuale, të gruas së tij, gjë që në një farë mënyre është edhe një revoltë e opinionit publik duke ditur që këta janë persona të cilët kanë abuzuar në mënyrë masive. Nuk kemi inceneratorë, kemi 3D, me hotelet e tyre në Durrës, janë fakte konkrete dhe janë parë nga të gjithë. 5D që të tjerë. Pra e gjithë kjo është ajo që e filloi emisionin zoti Peka, ka një, Hoxha tha drejtori i basteve, unë dua të them xhagajdi i basteve që vendos si të dojë, i ka dhe që e lejojnë. Pra gjithë kjo është brenda shfaqjes së tij, ai është një prestigjiator, siç bën me interesat e Shqipërisë duke na bindur neve se po futemi në Bashkimin Europian, përkundrazi ne mbetemi një narko-shtet që duhet punë dhe vullnet politik për ta ndryshuar Shqipërinë, por ky është një realitet.














