Nga BoldNews.al
Iljaz Katiraj dhe shumë miq e shokë të tij u goditën e u dhunuan nga policia e drejtuar nga Ard Veliu në 21 nëntor 2018, gjatë protestave të banorëve të Unazës së Re në mbrojtje të shtëpive të tyre, të cilat do të prisheshin në kuadër të projektit korruptiv të Unazës së Re.
I dëmtuar siç ishte, megjithëse ende i fuqishëm Katiraj, në atë kohë 50 vjeç, shkoi në Spitalin e Traumës, për të parë protestuesit e tjerë, të cilët kishin zënë pavionet, pas keqtrajtimit nga ana e forcave policore.
Pranë tij kaloi kryeministri Edi Rama, së bashku me shpurën e tij, për të vizituar ata që i quajti “policët e dhunuar nga një tufë huliganësh”.
Iljaz Katiraj nuk duroi këtë show të shëmtuar të shefit të qeverisë dhe tentoi ta godasë me këpucë. Megjithëse Rama është mbi 2 metër i gjatë, këpuca e Katirajt nuk e zuri.
Por, atë e zunë bodigardët dhe policët e shumtë që shoqëronin Ramën. Pas prangosjes, Iljaz Katiraj u dorëzua para gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxhaj.
Ky i fundit nuk e mendua dy herë-vendosi të çonte në burg Iljaz Katirajn për “Goditje për shkak të detyrës”, megjithëse ai nuk kishte sjellë asnjë dëm.
Gjykata, në rastet e arresteve, shqyrton rrethanat dhe mbi të gjithë dëmet apo pasojat para se të aplikojë masat e sigurimit.
Në rastin konkret, Iljaz Katiraj nuk kishte sjellë asnjë pasojë apo dëm ndaj kryeministrit. Këpuca e lëshuar prej tij përfundoi në boshllëk.
Por, për gjyqtarin Besnik Hoxhaj ky rast ishte i mjaftueshëm për të dëshmuar servilizmin ndaj kryeministrit Edi Rama.
Disa vite më parë, në 2013, gjyqtari Hoxhaj u vu në shënjestër të maxhorancës socialiste, pasi dha dënim minimal për dy gardistë pas ngjarjeve të 21 Janarit.
Ndaj, rasti i Iljaz Katiraj, i cili tentoi të godiste kryeministrin, duket se ka qenë një “bonus” për gjyqtarin e Tiranës, për të treguar sjelljen e tij servile, sidomos pas nisjes së procesit të Vetingut.
Ai goditi me çekiçin e ligjit, duke futur në burg 50-vjeçarin për një xhest, pra për një shprehje revolte ndaj kryeministrit dhe jo për dëme ndaj tij.
Reagimi ndaj qeveritarëve është një e drejtë e njohur në të gjithë konventat ndërkombëtare, si një shenjë e shprehjes së demokracisë.
Natyrisht, reagimi dhe revolta nuk duhet të jetë e dhunshme apo të sjellë pasoja për “objektivin”.
Dhe, Iljaz Katiraj nuk i solli asnjë dëm kryeministrit.
Por, shumë më ndryshe e pa situatën Besnik Hoxhaj, i cili nuk i kurseu aspak prangat ndaj qytetarit, i cili po shihte se si projekti korruptiv i Ramës e qeverisë së tij po i hidhte poshtë mundin e shumë viteve, duke e lënë në qiell të hapur.
Lexo edhe:
Vendimet e blera të gjykatës nuk do të ndalin betejën kundër aferës kriminale të inceneratorëve
Redaksionale/ Klani i inceneratorëve Zoto-Mërtiri blejnë gjykatën, por jo të vërtetën
Vetingu/ “Zhdukja” e Porch-it luksoz me targa amerikane rrezikon gjyqtarin Besnik Hoxha