• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për Berishën, Artan Fuga: Basha i pasigurt, frikë se kaosi në PD do të precipitojë

13:58 : 10/09/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Duke folur për News 24, Fuga qartëson se Basha nuk përmendi termin ‘përjashtim’ për Berishën, por nuk do të bëjë pjesë në grupin parlamentar, për të cilin janë dy gjëra të ndryshme.

Ai thekson se Basha është i pasigurt me këtë vendim dhe ekziston frika se në PD kaosi i krijuar mund të precipitojë mes partisë dhe grupit të deputetëve.

”Nuk kam ndonjë gjë të madhe për të thënë. Nuk e prisja. nëse do të bëja pak semantikë se më pëlqen analizën e fjalëve, media sot përdor fjalën përjashtim. Dua të bëj një nuancë të thjeshtë. Media e zmadhon çështjen, por dhe ndoshta është më afër realitetit. Basha nuk përmend përjashtim. Nuk e bëri për të lozur me fjalët, për të gjetur kuptim të detajuar. Mos bëjë pjesë dhe përjashtim janë të ndryshme, rezultati nuk ndryshon. Basha ka një pasiguri, ka një qëndrim gati-gati si ajo që thotë unë po them që Berisha nuk do jetë pjesë e këtij grupi se s’kam çbëj. Logjika e asaj fjale nuk është bindëse. Nga njëra anë thuhet që Berisha është themeluesi i PD, kontributor kryesor, pro-oksidentalizimit, vlerave amerikane, nga ana tjetër thotë s’kam çbëj se është implikuar DASH. Ky lloj qëndrimi ka frikë se do krijojë pështjellim të madh në PD, grupin e deputetëve”, tha Fuga.

Fuga thekson se vendimi nuk është aq nul sa çfarë pretendon Berisha. Për akademikun, nëse Berisha e kundërshton këtë vendim, atëherë ai nuk është nul. Po ashtu, ai kujton se Berisha si deputet është i pavarur nga vullneti i kryetarit të PD.

”Rezultati nuk ndryshon sot, por kjo pasiguri në atë fjalë dhe ëqndrim shoqërohet me një kaos të dytë në opinion, politik, brenda PD, opozitës, mendjes së militantëve demokratë. Po të niseni nga fjala e dytë që ju dhe media e përdor, se Basha thotë u vendosa, ju e quani vendim. Kur vjen fjala tek koncepti vendim, fjala vendim ka dy kuptime, unë marr një vendim personal, dhe vendim si akt institucional vendimmarrjeje e bazuar në një normë. Fjala vendim në dy kuptimet e veta hyn në tension semantik, kontradiktë. Vendimi është i Bashës, por institucionalisht a ka të drejtë ta marrë? Në këtë rast nuk jam i prirur të dëgjoj Berishën. Berisha kërkon një bazë në të cilën të mbështetet. Ky vendim, por kjo është çështje tjetër hë për hë. Ajo që dua të them është se nuk është aq nul sa ç’duket. Sepse jemi në kuadrin e vendimmarrejs së një partie. Për të mos i hyrë historisë së politikës, jemi në interpretim të aktualitetit. Në vend të normës futet energjia politike, interesi politik. Unë jam dakord me atë që thtoë Berisha se është nul nga pikëpamja normative brenda PD, por mund të mos jetë nul nga një vendim i marrë nga një vullnet politik. Mund të nisë si nul por mund të mos jetë nul. Nëse Berisha dhe pasuesit do e kundërshtojnë, atëhere rezultati i kësaj nuk do të jetë nul. Nëse Basha do të ketë fuqi që e ka marrë të pambështetur në një rregull, por të mbështetur në instanca, sigurisht nuk do të jetë nul. Ka një raport me partinë, vullnet i PD, por ka mandat nga mandati. Berisha është i pavarur nga vullneti i kryetarit të partisë. Dhe krijohet ky kaos që nuk është i rastit”, tha Fuga.

Lexo edhe:

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

Për më tepër, Fuga kritikon mënyrën se si e mori Basha vendimin për Berishën pasi kujton se PD më parë ka mbledhur një Kuvend Kombëtar po ashtu dhe Kryesinë.

”Po të mbështetesh në një filozofi, përfundimi është që çdo gjë pritet në botë. Nga kjo pikëpamje pritej kjo në parim. Pse them unë nuk pritej? Pse nuk prisja dje? PD bën një Kuvend dhe pritet të debatojë çështjet më të rëndësishme. Këtë çështje nuk e futi fare. E dyta ka një Kryesi të PD, pritej që ndoshta në Kuvend të PD çështja s’mund të shtrohej për shkak të masivitetit të madh dhe ovacioneve e duartrokitjeve që karakterizojnë Kongreset që nga viti 1946. Por ka një Kryesi. Kam kërkuar e insistuar, si qytetar që kjo çështje të diskutohej në PD. Mua personalisht nuk më intereson, por ishte si termometër, test për të parë çfarë erërash fryjnë në PD. Unë i kam qëndruar idesë që PD duhet të demokratizohet. Një nga kuptimet ishte që ju keni një problem të tillë, diskutojeni, as këtë nuk e bënë.
S’ka vendim të instancave të PD për këtë çështje. çfarë thotë në darkë në fund dhe dje kur jam pyetur, mor por s’ka një vendim thashë. Sigurisht e dobëson PD. Kam frikë se ky kaos mund të precipitojë dhe më shumë. Nuk po flas për mbajtjen e vendimit të kuptohemi. Po flas për mekanizmin e marrjes së vendimit që nuk është ai i sakti. Kur them duhej marrë një vendim mbi bazën e një demokracie, këtu Basha duhet të merrte një vendim”,
përfundoi ai.

Etiketa: Artan FugaBerishabersihaLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025
AKTUALITET

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025
AKTUALITET

Delvinë, Zhupa: Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar nga zjarret

11:53 : 02/08/2025
AKTUALITET

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025
AKTUALITET

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
Para

I grabitën makinën në Shqipëri, 21-vjeçari nga Kosova rrëfen detajet nga ngjarja

TË GJITHA

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025

VIDEO/ Ish-futbollist, ja kush është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë (EMRI)

13:38 : 03/08/2025

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

13:29 : 03/08/2025

EMRI/ Plagosja me thikë në Vlorë, policia arreston 32-vjeçarin

13:14 : 03/08/2025

Për herë të parë pas 500 vjetësh, shpërthen vullkani në lindje të Rusisë

13:00 : 03/08/2025

Klos/ Zjarri në malin e Allushit del jashtë kontrollit, flakët po përhapen me shpejtësi

12:57 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com