• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, “Pazar” me Ndragheta? SPAK-u në gjumë dhe precedenti hetimor “Tahiri”

12:18 : 24/01/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Përgjimet e Anti-mafias së Katanzaros, ku persona të lidhur me \mafian Ndragheta flasin për dhënie rryshfeti për leje ndërtimi në bashkië e Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, nuk kanë ngjallur asnjë lloj “kurioziteti” procedurial në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në Shqipëri.

Të paktën deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se 72 orë nga publikimi i përgjimeve, nuk ka asnjë sinjal se prokurorët shqiptarë kanë nisur lëvizjet për të zbuluar se çfarë ka në dosjet e prokurorit Nikola Graterri për “pazaret” e mundshme korruptive në Shqipëri, por sidomos në Tiranë.

SPAK-u, një trupë e përzgjedhur prokurorësh, teorikisht e pavarur nga çdo lloj ndikimi politik dhe e ngritur posaçërisht për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe lidhjet e zyrtarëve me grupe kriminale, me shumë mundësi ka zgjedhur që të shuajë kuriozitetin njerëzor nëpërmjet publikimeve në media.

Ndërkohë që kanë të gjitha mundësitë që të jenë jo thjesht konsumatorë të lajmeve, por prodhues të hetimeve të mëdha, mbështetur edhe në përgjimet e realizuara nga Anti-Mafia e Katanzaros.

Lexo edhe:

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

Një precedent të rëndësishëm e kanë. Dhe nuk ka ndodhur shumë larg në kohë.

Bëhet fjalë për reagimin e prokurorisë shqiptare në fund të vitit 2017, kur në media u publikuan përgjimet e prokurorisë së Katanias për grupin kriminal Habilaj dhe lidhjet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në 17 Tetor 2017, në Shqipëri u publikuan pjesë nga përgjimet e dosjes së Anti-Mafias italiane kundër grupit të narko-trafikantëve, të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Në ato përgjime rezultonte edhe emri “Saimir”, për të cilin autoritetet italiane ishin të bindur se bëhej fjalë për Saimir Tahirin.

Menjëherë pas publikimit të këtyre përgjimeve, Prokuroria shqiptare, nëpërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda, u vunë në kontakt me homologët e tyre italianë.

Kërkesa ishte specifike-kërkoheshin të dhënat e prokurorëve italianë, për të kryer hetime në Shqipëri.

Fashikujt e përgjimeve erdhën në Shqipëri brenda 12 orëve dhe nisi shqyrtimi i tyre.

Për hir të së vërtetës, në ndihmë të Prokurorisë erdhi edhe Ministria e Drejtësisë, e cila, në zbatim të detyrimeve proceduriale, vuri në dispozicion të hetimit, një trupë të gjerë përkthyesish.

Brenda një kohe rekord, shumë materiale italiane u përkthyen dhe u shërbyen prokurorëve të merrnin masa të menjëhershme.

Vetëm dy ditë pas publikimit të përgjimeve, saktësisht në 19 Tetor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi në Parlament autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Paralelisht, një operacion i drejtuar nga Krimet e Rënda në Babicë të Vlorës mbrëmjen e po asaj dite, zbuloi rreth 4 tonë kanabis sattiva në bastionin e Habilajve.

Pra, vetëm dy ditë i mjaftuan Prokurorisë Shqiptare që t’i jepnin udhë një prej hetimeve më të rëndësishme të zhvilluar në vendin tonë në vitet e fundit.

Tashmë, çështja “Tahiri” ka hyrë në kanalet e drejtësisë dhe procese të tilla nuk janë të lehta për t’u mbyllur edhe në shtete më të zhvilluara.

Megjithatë, rasti “Tahiri” mund të shërbente si një precedent i rëndësishëm për SPAK-un, për të nisur hetime edhe në Shqipëri për dyshimet mbi lidhjet e Ndragheta-s me lejet e ndërtimit në Tiranë.

Por, ky precedent duket se nuk është përthithur nga trupa e prokurorëve të përzgjedhur shqiptarë.

Ndoshta, duhet ajo që në rrjete sociale përmendet ironikisht këto orë- “SPAK të bëj pushim, pasi punën e saj e mbulon Antimafia e Katanzaros”.

Etiketa: hetimespakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
Para

Zyrtare/ Vllaznia bën goditjen e radhës në merkato, prezanton futbollistin e kombëtares së...

TË GJITHA

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com