• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Tirana po jeton një bum ndërtimi që po e transformon fytyrën e saj çdo muaj: qindra leje të reja, miliona metra katrorë betoni dhe një horizont që ngrihet më shpejt se planifikimi urban. Ndërsa bashkia numëron miliardat nga taksat e ndërtimit, qyteti përballet me mungesë ajri, hapësira të zhdukura gjelbërimi dhe një krizë të thellë jetueshmërie.

Në Tiranë, ritmi i lartë i ndërtimeve dhe kullat shumëkatëshe po vijonë pa u ndalur, megjithë rritjen e apartamenteve bosh. “Boom”-i i ndërtimit ka sjellë shifra rekord fitimesh për Bashkinë, por, paralelisht ka prodhuar ndotje, zhurmë, kaos urban dhe pikëpyetje për të ardhmen

Rekord lejesh ndërtimi dhe miliona metra katrorë beton

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, gjatë tre viteve të fundit janë miratuar dhjetëra leje ndërtimi:

  • Në 2023: 62 leje
  • Në 2024: 66 leje
  • Në Janar-Tetor 2025: 78 leje (për ndërtim të ri, rikonstruksione, shtesa dhe ndryshime funksioni).

Në të njëjtën kohë, Instituti i Statistikave (INSTAT) thotë se vetëm në vitin 2024 janë miratuar 2.4 milionë m² sipërfaqe me ndërtime të reja, ku vetëm në Tiranë janë 1.9 milionë m² projekte të reja. Në raport me vitin 2023, volumi i ndërtimeve në sipërfaqe është rritur me 383 mijë m² në të gjithë vendin. Në 6-mujorin e parë të 2024 ndërtimet e reja në Tiranë arritën 898.640 m², një rritje prej 36% krahasuar me një vit më parë.

Në kontrast me këtë vrull ndërtimesh, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit raporton se për të njëjtën periudhë janë shtuar vetëm 58.512 m² hapësira të reja gjelbërimi dhe janë rikualifikuar 8 sheshe rekreative.

Lexo edhe:

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Taksa e ndërtimit, “motori” i të ardhurave për bashkinë

Burimi kryesor i të ardhurave për Bashkinë e Tiranës është taksa e ndikimit në infrastrukturë, një taksë që rritet paralelisht me intensitetin e ndërtimit. Vetëm nga janari në gusht të 2024, kjo taksë i solli Bashkisë së Tiranës 9.3 miliardë lekë (rreth 93 milionë euro), 7 miliardë lekë në 2023 dhe 7.4 miliardë lekë në 2022.

Sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, një nga faktorët që ka nxitur këtë nivel të lartë ndërtimesh është kërkesa e lartë për shitje dhe qira, si dhe politika fiskale.

“Ka kërkesë pa fund. Pastaj, nga vijnë këto para, remitanca apo burime të tjera është tjetër histori. Në Tiranë paguan një taksë rreth 11%, më pas ke mundësi të marrësh tokën përmes ‘clearing’-ut, pra në bashkëpunim me pronarët. Fillon e shet që në fazën e parë të projektit dhe kjo është një nga arsyet pse po ndërtohet gjithandej”.

Në shumë lagje të Tiranës, godina të reja shumëkatëshe po zënë vendin e hapësirave të dikurshme publike.

Një banore e zonës së Ali Demit thotë se: “Gjatë verës, çdo natë jemi të detyruar të mbyllim dritaret nga zhurma dhe pluhuri. Kjo godinë u ngrit në pak muaj, në vend të një kalcetoje që ishte e vetmja hapësirë për fëmijët”.

Në vitin 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi ndërtimin e 8 kullave të reja me lartësi deri në 65 kate, pjesë e projekteve për Bulevardin e Ri dhe zonat qendrore përmes partneriteteve publik-privat.

Në 6-mujorin e parë të 2025, KKT ka miratuar 18 leje të tjera për komplekse dhe kulla që variojnë nga 20 deri në 50 kate.

Tirana renditet ndër qytetet më të ndotura të Ballkanit, me vlera të ndotjes që shpesh tejkalojnë normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

Sipas ekspertit të mjedisit Rodion Gjoka, ndërtimet e pandalshme po e rëndojnë ndjeshëm cilësinë e ajrit: “Rritja e ndërtimeve në Tiranë ndikon drejtpërdrejt në ndotjen e ajrit, me prani të grimcave PM2.5 dhe PM10, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Ndërtimet dhe mungesa e hapësirave të gjelbra po e kthen kryeqytetinnë një vatër të ndotjes kronike.”

Stoku i ndërtesave, rritje masive dhe banesa të pabanuara

Qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, ku nënvizohet se deri në fund të vitit 2023 janë 56 milionë m² banesa të banuara dhe 27.5 milionë m² ndërtesa të pabanuara. Pra, megjithëse ndërtohet pa ndalim, një pjesë e madhe e ndërtesave mbeten të zbrazura. Sipas parashikimeve të Planit Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, deri në vitin 2050 stoku i përgjithshëm i ndërtesave në Shqipëri pritet të rritet me mbi 55%, ndërsa sipërfaqja e banesave të banuara do të rritet me rreth 40 milionë m². Megjithatë, edhe banesat bosh parashikohet të shtohen, duke e çuar totalin në rreth 35 milionë m².

“Në Tiranë çmimet e aparamenteve po rriten, pasi janë edhe të huajt që po blejnë, për investim apo të për jetuar. Apartamentet bosh janë kryesisht të atyre që kanë investuar për t’i mbajtur dhe rishitur më vonë ose të emigrantëve që blejnë për të ardhmen”-tha eksperti Ervin Demirxhiu.

Statistikat e Gjykatës së Tiranës dhe Prokurorisë tregojnë një tjetër realitet, ndërkohë që ndërtimet shtohen, hetimet/ndëshkimet mbeten të pakta.

Sipas Gjykatës së Tiranës, në vitin 2024 janë shpallur fajtorë 21 persona për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka pushur 3 çështje. Ndërsa për vitin 2025 janë gjykuar 8 raste, të gjitha me vendim fajësie.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës raporton:

  • Në 2023: 1.153 çështje të regjistruara, 620 dërguar në gjyq.
  • Në 2024: 1.130 çështje, 358 dërguar në gjyq dhe 723 çështje të pushuara (shumica për mungesë faktesh)
  • Në 6-mujorin e parë të 2025: 814 çështje të reja, 199 të dërguara në gjyq.

Për vitin 2023, Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për 5 persona, për 2024 ka kërkuar burg për 6 persona, ndërsa për 6-mujorin e parë të 2025 ka kërkuar “detyrim paraqitje” për 12 persona.

Një pjesë e madhe e dosjeve mbyllen pa rezultate, duke reflektuar mungesë provash dhe ndëshkimesh efektive.

Pas shtimit të ndërtimeve të paligjshme, në 9 shtator 2025, Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Ulsi Manja prezantoi një paketë të re ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit: “Reforma e mbrojtjes së territorit është domosdoshmëri. Ndërtimet pa leje do të ndalohen që në fazën e parë të kantierit. Punimet që tejkalojnë 2% të lejes do të konfiskohen, ndërsa ato mbi 10% do të përdoren për strehim social ose do të prishen. Subjektet abuzive do të futen në një listë të zezë dhe do të përjashtohen nga lejet për 5 vite.” Manja shtoi se pjesë e reformës do të jetë edhe inventarizimi i hapësirave publike në një regjistër kadastral, për të frenuar uzurpimet dhe ndërtimet në pronat shtetërore.

Tirana po rritet me ritme që shumëkush i konsideron të pamenaxhueshme. Kullat shumëkatëshe, trafiku i rënduar, mungesa e ajrit të pastër dhe betonizimi i çdo hapësire po e shndërrojnë kryeqytetin në një qytet ku zhvillimi po vjen në kurriz të jetueshmërisë. Numri në rritje i ndërtimit në Tiranë ka sjellë fitime të mëdha, por edhe një krizë mjedisore dhe urbane që po thellohet çdo ditë.

/ Ida Ismalaj – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

Etiketa: betonboomibumihetimekullalejeleje ndertimindertimetirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

12:52 : 23/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

12:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

09:24 : 23/06/2026
Para

Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme, Serbia do të ketë një përgjigje

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş