• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Franca i dërgon notë proteste Ramës, i kujton financimin e vaksinave

20:16 : 16/01/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Qëndrimet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj qasjes së Bashkimit europian, i cili i la jashtë programit të vaksinimit, vendet e Ballkanit perëndimor, vijojnë të ushqejnë polemika.

Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca u shpreh se “u habitëm nga deklarata e dhënë nga kryeministri në fillim të vitit, veçanërisht pasi solidariteti i Bashkimit Evropian nuk ka qenë kurrë aq i dukshëm sa në vitin 2020”.

Nga ana e tij, zoti Rama gjatë emisionit “Open” në Top Channel, të enjten në mbrëmje, u shpreh se ndoshta thelbi i deklaratave të tij ishte keqkuptuar. “Unë e kuptoj ambasadorin. Ndoshta ambasadori për fajin tim ka keqkuptuar ato kritikat e mia ndaj Bashkimit Evropian të cilave unë nuk i heq asnjë presje. Nuk janë kritika ndaj Komisionit Evropian të cilin ambasadori përfaqëson, janë kritika që lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda tryezës së Këshillit Evropian”.

Zoti Rama, shtoi më tutje se atyre “nuk iu kushtonte asgjë” duke ju referuar faktit se disa vende të BE-së nuk kanë mundur të ezaurojnë sasitë e vaksinave që kanë marrë. Ai mori si shembull Francën. “Siç e shikoni, ju po e ndiqni, Franca deri përpara pak ditësh, se nuk e kam ndjekur sot por nuk e di kishte bërë pak mijëra ndërkohë që Franca ka shumë më tepër se ato pak mijëra. Dhe kështu më rradhë. Pra çfarë kuptimi ka, që ti të kesh stok në një masë që ti nuk e injekton dot as në një ditë as me një javë as me dy javë dhe mos ti thuash këtyre 6 vende që janë jashtë BE merrni dhe ju, jo shumë. Merrni dhe ju nga dymijë, 3 mijë,merrni nga 5 mijë. Filloni dhe ju injektoni vaksinën atyre që janë në vijën e pare dhe që punojnë 24 orë dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe prej të cilëve kanë humbur dhe jetën. Çfarë ju kushtonte ,asgjë s’iu kushtonte. Kjo ka qënë kritika ime” saktësoi zoti Rama.

Por referenca ndaj Francës, nuk është pritur aspak mirë nga ambasada e këtij vendi në Tiranë, e cila, i është drejtuar me një “Notë verbale” ministrisë së Jashtme shqiptare, dhe për dijeni dhe Presidentit të Republikës, Parlamentit shqiptar dhe Delegacionit të BE-së.

Lexo edhe:

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

“Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat”, shkruhej në “Notën verbale”

Në shkresën e saj ambasada franceze kujtonte ndërkohë se “çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA”, nënvizonte ambasada franceze./VOA

Etiketa: Francavaksinavoa

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
BOTA

Francë, kryeministri i ri paditet për falsifikim të diplomës

15:37 : 30/09/2025
BOTA

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

19:33 : 25/09/2025
Para

E rrallë në futbollin shqiptar, Ahmataj aktivizoi ndaj Partizanit një 16-vjeçar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com