• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bayern Munchen dhe Lewandowski, një 2020 magjike!

15:00 : 01/01/2021
në SPORT

Bota do ta kujtojë 2020 si vitin e Covid-19, por futbollit, nga ana tjetër, si vitin e Bayern Munchen.

2020 ishte një triumf për bavarezët. Një ekip i saktë, aspak i mërzitshëm, i drejtuar nga Hans-Dieter Flick, ish trajner Hoffenheim dhe i dyti pas Loew në ekipin kombëtar, i panjohur për shumicën deri në verën e 2019, kur ai u zgjodh nga klubi më i madh në Gjermani.

Flick rindezi shkëndijën e një Bayerni që për prej gati 7 vjetësh nuk ishte protagonist në Europë, shkruan Ora News.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, nga 19 Janar deri më 23 Gusht 2020, Bayern i Flick fitoi 25 nga 26, duke ngritur 5 trofe brenda pak javësh: titullin në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë, Super Kupa e Gjermanisë, Champions League dhe Uefa Super Cup.

Dhe nëse numri i trofeve vjetor nuk do të rritet gjatë 2020-ës është për shkak të spostimit të Botërorit për Klube në Shkurt.

Lexo edhe:

Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë

“Shqipëria kundërshtar për t’u vlerësuar”, Lewandowski: Finale ku nuk mund të gabojmë!

Loja e prodhuar, golat e shënuar (numër rekord në Evropë) dhe rezultatet e marra vazhdojnë të jenë mbresëlënës. Në fund të këtij sezoni bavarezët mund të thyejnë një tejtër rekord: të ngrenë “Meisterschale”-n e nëntë radhazi.

Kampionët e Gjermanisë nuk bënë revolucion në verë, as blerje të mëdha por konfirmoi ekipin e pamposhtur në Evropë në vitin 2020, me disa ndryshime shumë të vogla, shkruan Ora News.

Madje edhe në kulmin e pandemisë Covid-19 Bayern Munchen ishte klubi më inovator, duke aplikuar për herë të parë “stërvitjen inteligjente”, pra në distancë.

Robert Lewandowski “Topi i Artë”

2020 ishte gjithashtu viti i Robert Lewandowskit. Bomberi i lindur në 1988 në Varshavë, i cili ka idhuj të fëmijërisë së tij Roberto Baggion dhe Alex Del Piero, ishte më i miri nga të gjithë, madje duke lënë pas edhe dominuesit e viteve të fundit Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Polaku e mbylli sezonin e kaluar me shifrën e çmendur të 55 golave ​​në 47 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli në çdo 75 minuta.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha garat në të cilat mori pjesë, nga Bundesliga me rekordin e të gjitha kohërave me 34 gola, në Champions League me 15 gola.

Zgjedhja e “France Football” për të mos dhënë Topin e Artë në këtë vit fatkeq i kanë hequr atij çmimin më prestigjoz që do të meritonte dhe që do ta lejonin atë të ulej në tryezën e më të mëdhenjve.

Lewandowski është i thjeshtë dhe modest, por me një uri të madhe për të fituar gjithçka, siç e demostrojnë edhe 20 golat e shënuar këtë sezon, 17 në 12 ndeshje Bundesligës dhe 3 në 4 ndeshje të Champions League.

FIFA i dha atij çmimin “Futbollisti i Vitit”, të cilin e mori edhe dje në Dubai në “Soccer World Awards”. Hans Dieter Flick do të fitonte “Trajneri i Vitit”, ndërsa Bayern Munchen “Ekip i Vitit”./Oranews

Etiketa: Bayern Munichlewandowski

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë

19:50 : 19/04/2026
SPORT

“Shqipëria kundërshtar për t’u vlerësuar”, Lewandowski: Finale ku nuk mund të gabojmë!

16:59 : 23/03/2026
SPORT

Bayern Munich i pamëshirshëm në Bundesligë, triumfon 8-1 ndaj Wolfsburgut

19:45 : 11/01/2026
SPORT

Bayern transferon Nicolas Jackson, arrihet akordi me Chelsean (Detajet)

17:12 : 01/09/2025
SPORT

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025
SPORT

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025
Para

Vaksinat, Vasili: Rama, mashtrues global

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinocratosroyalbetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet