• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Vrasja e Klodian Rashës, Rama alibi të turpshme. Iluzion të presësh që ai të reflektojë

13:51 : 15/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Iluzion të shuar e ka cilësuar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, mundësinë që Kryeministri Edi Rama të reflektonte qoftë edhe një milimetër të vetëm, në raport me të gjithë sjelljen kriminale dhe mashtruese të demonstruar në të gjithë këto ditë tragjike dhe që janë demonstruar anë e mbanë vendit.

Vasili tha se përballë krimit shtetëror të qartë dhe pa ekuivok, Kryeministri mori përsipër që të bënte alibinë më të turpshme të këtij krimi shtetëror dhe të bënte mbrojtjen e sjelljes kriminale, e cila ndodhet në sytë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Sot qytetarët shqiptarë prisnin në mënyrën më normale dhe më korrekte, si detyrim kushtetues e shtetëror, që të gjithë ata që drejtojnë kupolën e policisë, nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë e të gjithë të tjerët me radhë, jo vetëm të ishin shkarkuar, me qenë se ndërgjegjen për të dhënë dorëheqjen nuk e kanë, por të ishin në duart e drejtësisë, të ishin në gjendje arresti, masë kjo që merret dhe për krime e vepra penale nga më minoret e që në mënyrë normale ndodh përditë në gjykatat e Shqipërisë.

Sot shqiptarët prisnin që mashtruesit dhe fshehësit e krimit shtetëror, ata që guxuan që të ndjerin Klodian Rasha në komunikatën e parë t’i atribuonin një armë për të justifikuar gjoja mbrojtjen e një shteti i cili vret pas shpine, pra qëllon pas shpine e tenton t’i lërë krimin në dorë viktimës së shkretë.

E pasi kjo alibi ra, e dyta më e shëmtuar se e para, ishte mbushja e opinionit publik me idenë se i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me precedentë penalë, i dyti hap i poshtër, mashtrues e kriminal kundër të ndjerit e kundra të gjithë shqiptarëve. E treta më e rëndë se e para, që i ndjeri Klodian Rasha ishte njeri me probleme psikike”, tha Vasili.

Lexo edhe:

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

Vasili u shpreh se në krye të gjithë kësaj alibie shtetërore është vetë Kryeministri, i interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, që klima e krimit shtetëror dhe terrori të mbizotërojnë në vend.

“Para shqiptarëve ekziston një kryeministër mashtrues, demagog dhe për fat të keq i inkriminuar aq thellë, sa nuk ka guxim të ecë përpara.

Ju sot dëgjuat që Kryeministri me gojën plot thotë që edhe sikur 500 mijë shqiptarë të dilnin, unë nuk e shkarkoj drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Por çfarë thotë ky njeri, kur është në opozitë, ky mashtrues dhe ky demagog? Po ua citoj fjalë për fjalë, pa lëvizur presjen, Edi Rama kur ishte në opozitë: “Në rast se një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet, e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i Brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici përfundon pas hekurave.

Kryeministri europian vërtetë dënon moralisht, dhunon dhe kërkon publikisht që drejtësia të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë e premton ristrukturim të forcave të rendit.” Edi Rama në opozitë u kërkon të tjerëve shkarkimin e të gjithë kupolës dhe ristrukturim, kurse Edi Rama në pushtet edhe 500 mijë vetë po të dalin, nuk e shkarkojnë dot drejtorin”, tha Vasili.

Etiketa: Ramavasilivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

10:05 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor”/ Avokati: Elvis Shkambi hynte e dilte me pistoletë në gjykata

18:11 : 09/10/2025
Para

Arrestohen 13 mafiozë të klanit të “Capo dei capi"

TË GJITHA

Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

15:22 : 11/10/2025

Aksident i rëndë në aksin Fier-Berat, plagoset një 30-vjeçar

15:12 : 11/10/2025

“Fëmijët nuk duan të më shohin me të zeza”, Edlira Çepani zbulon “amanetin” e Gerti Bogdanit

15:08 : 11/10/2025

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com