• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Talebanëve të Bashkisë që shembën Teatrin, tani do t’u paguajmë 36 milionë euro

12:18 : 11/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Klodian Tomorri

Teksa pandemia po hedh pa mëshirë në kthetrat e varfërisë me mijëra familje shqiptare, qeveria në të gjitha nivelet është zhytur në pellgun e babëzisë dhe shpërdorimit të parave publike. Në protokollin e Kuvendit, pak ditë më parë ka mbërritur një copë letër nga Bashkia e Tiranës për të gjymtuar më tej buxhetin. E formatuar në vetëm gjysmë faqe, përmes shkresës Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit që të heqë 4.4 miliardë lekë ose rreth 36 milionë euro nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u shemb nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës në mes të natës, përmes një akti brutal force pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve. Tashmë mbi godinën e shembur, Bashkia kërkon të ndërtojë teatrin e ri, duke u marrë qytetarëve 36 milionë euro nga taksat e tyre.

Fillimisht Bashkia tentoi ta financonte ndërtimin e Teatrit përmes një kredie 30 milionë euro nga institucionet ndërkombëtare. Por me sa duket ndërkombëtarët e kanë refuzuar financimin e orekseve korruptive dhe talebanizmit shtetëror që shembi godinën ekzistuese të Teatrit.

E refuzuar nga ndërkombëtarët, tani bashkia e Tiranës kërkon që faturën e Teatrit të ri t’ia u ngarkojë qytetarëve duke i kërkuar Kuvendit, që të financojë koston e plotë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Por kostoja është rritur sërish rrugës duke shkuar në 36 milionë euro nga 30 milionë euro që u than ë fillim. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës drejtuar Kuvendit nuk shpjegon se pse kostoja ka kërcyer me 20 për qind, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,.

Lexo edhe:

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

Projektbuxheti i vitit 2021 i propozuar nga Ministria e Financave nuk parashikon fonde për ndërtimin e Teatrit. Por votimi i draftit nen për nen mbyllet të hënën në datën 16 nëntor. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për financimin e plotë të Teatrit nga buxheti pritet që fillimisht të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë këtë javë. Me shumë gjasa, deputetët në Komision do të heqin para nga zërat e tjerë, e ndoshta edhe nga shëndetësia për të financuar tekat e kushtueshme dhe të paligjshme të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Si askund tjetër në botë, qeveria shqiptare ja ka lënë kostot e kurimit nga pandemia vetë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Buxheti i shtetit nuk përballon asgjë, as rimbursimin e ilaçeve të kushtueshme dhe as ekzaminimin e qytetarëve të prekur me Covid.

Për shumë familje shpenzimet e kurimit nga pandemia rezultojnë katastrofike duke fshirë të ardhurat që ato fitojnë në një vit dhe duke i zhytur në varfërinë ekstreme.

Por me gjithë kërkesat e qytetarëve për ndihmë, qeveria i ka refuzuar ato. Për arsyen e thjesht. Para nuk ka. Sepse paratë do të shkojnë për të financuar Teatrin që prishën talebanët, mbikalimet e oligarkëve apo rrugët e askundit, që po tenderon në seri ARRSH ditët e fundit. Ky është shpërdorim i parave të qytetarëve.

Etiketa: Klodian Tomorri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Ndërkombëtarët i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri! Ndryshimi nuk vjen nga jashtë

18:54 : 07/05/2026
AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
AKTUALITET

Tomorri: Ligji për portet turistike plaçkitje! Po propozohen nga deputetë anonimë

19:28 : 09/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i zyrtarëve të Bankers, Tomorri: Histori qesharake! Kompania përdor një llogari në Vjenë…

21:47 : 06/04/2026
AKTUALITET

Sot ulet akciza e naftës, por me gungë

10:33 : 03/04/2026
AKTUALITET

Nga plehrat te karburanti, Tomorri: Rama paralajmëron koncension të ri e taksa shtesë

19:04 : 02/04/2026
Para

"Luzja" tregon periudhën e saj të vështirë në punë: Agron Llakaj më shihte duke qarë korridoreve

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom