• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga plehrat te karburanti, Tomorri: Rama paralajmëron koncension të ri e taksa shtesë

19:04 : 02/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

“Qeveria shqiptare po zbaton një model të perfeksionuar të justifikimit të aferave korruptive miliona euro. Sajohen kriza artificiale për të shtruar rrugën drejt dhënies së kontratave dhe koncesioneve të dyshimta”. Kështu ka deklarur këtë të enjte, gazetari Klodian Tomorri.

I ftuar në Syri Tv, Tomorri ka sjellë si argument për të mbështetur këtë tezë ‘krizën e mbetjeve’ e cila u amplifikua në mënyrë intensive për të krijuar një emergjencë kombëtare.

Si përgjigje ndaj kësaj situate, qeveria ofroi si zgjidhje ndërtimin e tre inceneratorëve përmes kontratave koncesionare me vlerë qindra milionë euro. Sot, këto kontrata janë në qendër të hetimeve të SPAK-ut, ndërsa pagesat u kryen për impiante që nuk kanë funksionuar duke zhdukur fonde të konsiderueshme publike.

E njëjta skemë, sipas Tomorrit, duket se po vihet në zbatim edhe në tregun e karburanteve. Tomorri thotë se deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama për sasi të mëdha nafte “jashtë radarit” të autoriteteve, interpretohen si hapi i parë i sajimit të një krize të re. Zgjidhja e propozuar është rikthimi i sistemit të markimit të karburantit, por këtë herë me një teknologji më të thellë dhe, rrjedhimisht, me një tarifë më të lartë, pra taksë të re për qytetarët.

“Çfarë kemi bërë ne në procedurat e prokurimit publik e tenderat shqiptarët e panë kur rrugët që ka bërë ky u shembën sikur të ishin ndërtuar prej letre dhe jo të ishin ndërtuar me qindra milionë euro që qytetarët kanë paguar për ato rrugë.

Lexo edhe:

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Paradoksi tjetër që thotë që, shiko ne e kemi korrupsionin perceptim, pra nuk kemi korrupsion, por qytetarët kanë perceptim. Ky është, ky është një paradoks shumë i madh, sepse normalisht do të duhet të ishte e kundërta, për shkak se korrupsioni në Shqipëri ka qenë përgjithësisht ky korrupsioni i acarues i policit që merrte një 10.000 lekësh, mjekut apo infermieres që mund të kërkonte diçka në spital. Ne tani nuk e kemi më këtë problem, ose më saktë, mund ta kemi, por nuk është më ky problem për njerëzit. Problemi është ai i korrupsionit masiv, i kontratave qindra milionë euro, i faturave 300 milionë euro për inceneratorë që pastaj nuk ekzistojnë dhe nuk punojnë; i tuneleve të cilët prokurohen, pastaj riprokurohen me çmim më të lartë dhe tresin dhjetëra milionë euro në llogari që nuk e di askush.

Pra, ky është korrupsioni dhe këto nuk është se i thotë apo nuk, nuk po i shpik njeri. Këto janë nëpër dosjet e SPAK-ut, janë të faktuara, janë nëpër mesazhe. 
Pra, vidhet për të mbajtur sistem, për të mbajtur në këmbë sistemin e vjedhjes që ke krijuar, me pak fjalë. Dhe ajo çfarë ne kemi parë është një një skemë të cilën qeveria tashmë e ka perfeksionuar dhe është ai modeli i sajimit të krizave.

E filloi kështu që ditën e parë që u ul në karrigen e kryeministrit me inceneratorët. E mbani mend se si u sajua kriza e plehrave dhe se si lëshoi borinë me mediat e tij që nxirrnin malet dhe togjet me plehra anë e mbanë Shqipërisë, dhe mbasi u bë propaganda, u sajua kriza, erdhi dhe zgjidhja. Erdhën tre inceneratorët, të cilët nuk punuan asnjë ditë, ama kriza e plehrave u zgjidh si me magji.

Ashtu siç u zhdukën, ashtu siç u zhdukën 300 milionë eurot që nuk, që u paguan për ndërtimin e inceneratorëve që nuk punuan asnjë ditë. Pra, këtë bën Edi Rama. Të njëjtën gjë tani po e shpik te karburantet.

Mbas 13 vitesh në qeveri, ku ka polici, administratë doganore, shërbim informativ dhe çdo mekanizëm dhe institucion tjetër të këtij shteti prej 13 vitesh, që i raportojnë dhe i përgjigjen Edi Ramës, del e thotë kemi naftë jashtë radarit. Pra, na ka dalë një pjesë nafte jashtë radarit dhe tani na duhet të shpikim ose të rikthejmë markimin, por më thellë, sepse e kemi marrë bojë më të mirë këtë herë, se ishte më e holluar herën e kaluar, para, që do të thotë kjo do të thotë që tarifa do të jetë më e lartë sesa ajo që ishte, se është boja më e mirë.

Edhe shpikim edhe një tjetër koncesion, do gjurmojmë tranzitin, që është e çuditshme, sepse tranziti nuk është malli yt dhe ti nuk ke asnjë të drejtë. Ti ke vetëm kontrollin e vulave si vend tranzit. Pra, shfrytëzohet kriza e naftës.

Në fund fare ky, ky është një bilanc, kosto-përfitimesh. Çfarë kostosh ka patur Edi Rama nga e gjithë kjo? Përfitimet i ka marrë ai, sepse qokat janë bërë, aferat janë realizuar, paratë janë zhdukur, nuk dihet ku janë, janë shpërndarë për të blerë vota e për të pasuruar njerëz. Zgjedhjet i ka garantuar. Cilët janë kostot që ka paguar kryeministri nga e gjithë kjo? Po pse, se na ka mbyllur Bashkimi Europian derën për anëtarësim? Po kjo nuk është kosto që e paguan qeveria, kjo është kosto që e paguan populli”,- ka deklaruar Tomorri.

Etiketa: Edi RamaKlodian Tomorrikrizë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
Para

“Asi nën mëngë” i Evropës në betejën me Trump për NATO-n

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş