• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Industria ushtarake në dorë të Yeffet-it, Tomorri: Person me të kaluar problematike

19:13 : 23/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi projektet për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri dhe rolin e investitorëve të huaj të përfshirë në këtë proces.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV, Tomorri ka deklaruar se një nga figurat kryesore të përmendura në këtë iniciativë është biznesmeni Ron Yeffet, i cili është prezantuar si aksioner privat me synimin për të ndërtuar industri të avancuar ushtarake në vend, përfshirë prodhimin e dronëve dhe sistemeve ajrore moderne.

Ai theksoi se kompania e lidhur me këtë investitor ka marrë kontrata që lidhen me furnizimin dhe prodhimin e automjeteve për ushtrinë, policinë dhe forcat e rendit.

Tomorri ngriti shqetësime serioze mbi të kaluarën e biznesmenit, duke përmendur procese gjyqësore dhe akuza për mashtrim në SHBA. Sipas tij, ekzistojnë raste ku Yeffet nuk ka shlyer detyrimet financiare, përfshirë pagesat ndaj avokatëve që e kanë përfaqësuar. Ai përmendi gjithashtu një konflikt me një studio ligjore të njohur, e cila është tërhequr për shkak të mospagesave.

“Çështja është çfarë janë këta njerëz që vijnë marrin ëh llokma të garantuara me ligj. Ron Yeffet është paraqitur si një aksioner privat, pra si një biznesmen privat i cili do të ndërtojë industrinë e armëve në Shqipëri. Armët, kryesisht armëve të avancuara që janë dronet, këto sistemet ajrore. Madje deri te makinat.

Lexo edhe:

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

Pra kanë marrë disa kontrata ata nga ku ka marrë ekskluzivitetin e automjeteve që përdor ushtria, policia, të gjithë forcat e rendit, do t’i prodhojë kompania.

Nëse, nëse e mbani mend kur Edi Rama ka dalë diku në një emision dhe ka thënë që kur të vijë Samiti i NATO-s në 2027-ën, kur të vijë Donald Trump-i dhe udhëheqësit e gjithë udhëheqësit e botës këtu, do të mbrohen me dronë shqiptarë. Ata dronë, pra njeriu që do i mbrojë ata janë dronët që do prodhojë Roni.

Tani, të themi një çikë se çfarë është Roni. Kjo historia e gjyqit të biznesmenit tjetër amerikan që e padit për mashtrim ka dhe ca detaje shumë interesante. Në disa prej çështjeve nuk ka paguar as paratë e avokatëve. Pra ka mashtruar avokatët që e kanë mbrojtur vetë.

Dhe ka pasur në një proces, ka pasur një studio avokatore të famshme Kasoëitz që sot lobon për Erion Veliajn. Kasoëitz-i iku se ky nuk u dha paratë, i mashtroi.

Pra ky njeri tani, që bën edhe kështu mashtrime të këtij niveli, do vijë këtu tani edhe do ndërtojë industrinë e mbrojtjes, do investojë 65 milionë euro dhe do prodhojë dronët që do mbrojnë udhëheqësit e botës kur të vijnë në Samitin e NATO-s.

Tani, krijimi i një industrie ushtarake ishte një hap, domethënë është një hap pozitiv sepse mund të ringrinte industrinë dhe mund të siguronte ca të ardhura shtesë për Shqipërinë. Në parim ishte një zgjedhje e duhur dhe sepse është një shans, për shkak të situatave, është një shans që mund t’i sillte ekonomisë.

Por çfarë bëjnë këta? Këta nuk duan të bëjnë industri. Këta shkojnë dhe gjejnë një person i cili ka mbi vete një mal me akuza për mashtrime, i cili është kontrovers dhe ka mashtruar njerëz, ka mashtruar edhe shtete ky.

Atë që nuk bën dot me Shqipërinë, me godinën e ambasadës, që për ta bërë kulla e bën ja bën Togos më vonë. Mori selinë e misionit të përhershëm të qeverisë së Togos në OKB, u tha atyre që çfarë keni se do bëjmë dy kulla këtu, një do e keni ju, do mbani selinë, një do e shesim, edhe u shkatërroi dhe nuk ja u ka bërë dhe tani janë në gjyq. Qeveria e Togos e ka hedhur në gjyq.

Eric Adams është një personazh po aq kontrovers sa ky, sa Yeffet. Dhe këta vijnë këtu, marrin marrin llokma, marrin paratë se kjo, kjo do jetë një skemë vjedhje. Po kësaj do t’i dali tymi siç ndodh, inceneratorët u bënë në 2015-ën, 2017-ën, i doli tymi në 2022-shin. Edhe kësaj do t’i dali tymi pas disa vitesh dhe paratë si në çdo çështje, ikin në drejtim të paditur’, tha Tomorri.

Etiketa: Industria e naftesKlodian TomorriRon Yeffet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

16:47 : 08/07/2026
AKTUALITET

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

21:52 : 07/07/2026
AKTUALITET

Halli i madh që ka zënë Ramën me Albanian Files

10:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bukë, zemër dhe pak kripë si riprodhim i konferencës së Havanës

10:24 : 17/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
Para

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş