Pasi përjetoi një tjetër zhgënjim në El Clasico, Lionel Messi tani nuk ka arritur të shënojë kundër Real Madrid në shtatë ndeshjet e fundit kundër tyre.
Pasditen e djeshme, ishte Ansu Fati ai që shënoi golin e vetëm të Barcelonës, teksa u mposhtën 3-1 në Camp Nou.
Hera e fundit kur Messi gjeti rrjetën kundër “Los Blancos”, ishte gjatë barazimit 2-2 në “Camp Nou” në javën e 36-të të sezonit 2017/18 të LaLiga. Kjo do të thotë se Argjentinasi ende nuk ka shënuar kundër Real Madrid që nga largimi i Cristiano Ronaldos për te Juventus.
Këtë sezon, Messi ka shënuar vetëm një gol në LaLiga, realizim që erdhi gjatë ndeshjes hapëse të Barcelonës kundër Villarreal. Që atëherë, ai nuk ka arritur të shënojë ose asistojë në katër ndeshje të kampionatit.
Starti i vështirë i kampionatit nga Messi, vjen pas një vere të vështirë te Barcelona . Pasi i dorëzoi titullin titullin kampion Real Madridit dhe pësoi humbjen 8-2 ndaj Bayern Munchen në gusht, 33-vjeçari doli hapur kundër klubit duke kërkuar largimin, por kjo kërkesë u refuzua nga klubi.
Dy golat e fundit të Messi-t kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë përkatësisht kundër Ferencvaros në Champions League dhe ndaj Ekuadorit teksa përfaqësonte vendin e tij, Argjentinën.