• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksina për gripin sezonal, Dasho: Rrezikojmë të kapim dështimin e rradhës, ja arsyet

14:31 : 07/09/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin falas të popullsisë për gripin sezonal, si një masa parandaluese për COVID-19.

Dasho ngre shqetësimin se Ministra e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik nuk kanë një plan konkret dhe strukturat e duhura shëndetësore për të siguruar që këto vaksina do t’iu bëhen qytetarëve dhe nuk do të ngelet stok sikurse ndodhi me vaksinën kundër gripit të derrit.

Sipas Dashos, në momentin kur ne nuk e menaxhojmë dot vaksinën është më mirë që këto para të investohen për aspekte të tjera të shëndetësisë sikurse është blerja e sa më shumë tamponëve.

Postimi i plotë:

VAKSINA PËR GRIPIN SEZONAL: PO, POR SI?!

Lexo edhe:

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Alarmohet SHBA! Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni…

Prej disa javësh është duke u folur për mundësinë e ofrimit të vaksinës për gripin e stinës falas për gjithë popullatën. Ndërsa kjo masë do të ndihmojë për të ulur ndjeshëm impaktin e gripit mbi shëndet duke shmangur qarkullimin e njëkohshëm të COVID, gripit dhe viruseve të stinës, mbeten disa pikëpyetje jo të parëndësishme:

Së pari, a është e mundur të vaksinohen 2.8 milionë shqiptarë brenda disa javëve?

Kjo kërkon një zinxhir logjistik të përsosur, personel mjeksor të trajnuar dhe popullatë të sensibilizuar për të përmendur vetëm tre parakushtet më të rëndësishme. Duke qënë se këta tre faktorë kanë qënë arsyet e dështimit të përgjigjes shqiptare ndaj COVID, duket e pamundur që ministria dhe komiteti të bëjnë për disa javë, atë që nuk bënë dot me COVID për gati 9 muaj.

Së dyti, a është menduar për llojin e vaksinës që do të blihet?

Në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar prej kohësh informacione jo-zyrtare mbi pamundësinë e ministrisë për të blerë vaksina cilësore. Çdo përpjekje për të fituar besimin e publikut (shih pikën pararendëse) duhet të nisë nga transparenca. Përsëri këtu biem në një fushë të minuar të njohur. Mënyra se si është trajtuar epidemia nga COVID në Shqipëri është shembulli më i keq i transparencës.

Së treti, a është kosto-efektive të blihen vaksina gripi?

Dihet se ministria dhe shteti shqiptar nuk notojnë në para! Mungesa e parave mund të jetë një nga arsyet pse numri i testeve që ofron sektori publik në Shqipëri lundron në ujëra afrikane. Para se të mendohet blerja e 2.8 milionë vaksinave të cilat rrezikojnë të mbeten stok për shkak të paaftësisë për t’i administruar apo për t’i mbushur mendjen publikun për dobinë e tyre, a mos duhen menduar rrugë shumë më efektive për të përdorur këtë financim?! Rritja e numrit të testeve, pajisja e spitaleve rajonale me aparate CPAP dhe BiPAP, furnizimi i mjekëve të familjes me puls-oksimetër do të ishin shembuj të ndërhyrjeve alternative të cilat ka gjasa të jenë më kosto-efektive se sa vaksinimi për gripin sezonal.

NË SE MINISTRIA DHE KOMITETI NUK ZGJIDHIN TË GJITHË HALLKAT E MËSIPËRME, VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT RREZIKON TË KTHEHET NË DËSHTIMIN E RADHËS!

SHEMBUJT NUK MUNGOJNË. PARA 10 VJETËSH, MIJËRA VAKSINA KUNDËR GRIPIT TË DERRIT U BLENË DHE SKADUAN! FATKEQËSISHT, NË 10 VJET SISTEMI YNË I SHËNDETIT PUBLIK KA BËRË PAS DHE JO PARA…

VAKSINIMI ËSHTË GJITHMONË NJË MASË E DOBISHME E SHËNDETIT PUBLIK, POR EDHE MASAT MË TË MIRA E HUMBIN EFEKTIVITETIN E TYRE NË DUAR TË PAAFTA!

UROJ QË GABIMET E 9 MUAJVE TË BËHEN SË FUNDI MËSIM!

Etiketa: dashogripivaksina

Lajme të lidhura

RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Alarmohet SHBA! Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni…

17:20 : 29/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
AKTUALITET

Gripi i Shpendëve dhe paqartësia e Ministrisë së Bujqësisë për asgjesimin e pulave të ngordhura

21:14 : 04/04/2025
AKTUALITET

“Rama përdor spitalin për fushatë”, Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë e tumorin, akt kriminal

19:07 : 26/03/2025
Para

Gruaja e futbollistit “djeg” Instagramin me fotot joshëse nga pushimet

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com