• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frika nga autizmi, bie numri i vaksinimit të fëmijëve 1 vjeç

Frika po fiton aty ku duhet të fitojë shkenca. Në Shqipëri, vaksinimi i fëmijëve 1-vjeçarë kundër fruth-rubeolës ka rënë në 81-82%, ndërsa miti i rremë që e lidh vaksinën me autizmin vazhdon të trembë prindërit. Mjekët paralajmërojnë se vonesa rrit rrezikun e infektimit, shtrimit në spital dhe komplikacioneve serioze për fëmijët.

18:41 : 28/04/2026
në AKTUALITET, SHENDETI

Prindërit vazhdojnë të jenë skeptikë dhe hezitojnë të vaksinojnë fëmijët që kanë mbushur 1 vjeç kundër fruth-rubeolës, me frikën se vaksina shkakton autizëm. Në javën Europiane të Imunizimit, specialistja e ISHP-së Rovena Daja tha se kjo vaksinë ka mbulueshmërinë më të ulët në vend, në raport me vaksinat e tjera, si pjesë e kalendarit të vaksinave të fëmijëve.

“Prindërit nuk marrin informacion në burime të sigurta dhe te personeli shëndetësor dhe e lidhin me autizmin. Mbulesa vaksinale me dozë të parë vazhdon të jetë akoma në nivelet 81-82%, por prindërit harrojnë se fëmija që ka bërë 1 vjeç nuk ka më asnjë trup nga nëna dhe mund të infektohen nga fruthi dhe mund të përfundojë në spital dhe deri në vdekje. Vaksinën e shtyjnë deri në 15 apo 18 muaj, por jo më shumë, pasi nuk ëshë më efektive,” nënvizoi Daja.

Një nga arsyet kryesore të hezitimit mbetet miti i lidhjes mes vaksinës dhe autizmit, një pretendim i rrëzuar nga komuniteti shkencor ndërkombëtar. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë konfirmuar se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

Sipas OBSH, vaksinat janë testuar dhe është provuar se parandalojnë sëmundje të rënda, duke shpëtuar miliona jetë fëmijësh çdo vit.

Lexo edhe:

Shifër tronditëse në internetin shqiptar, identifikohen 42,624 materiale me abuzime seksuale ndaj fëmijëve

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Mjekët pediatër theksojnë rëndësinë e vaksinimit të rregullt, si një proces jetik për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve kundër sëmundjeve të parandalueshme. Sipas mjekes pediatre Loreta Gjoni nuk ekziston asnjë provë shkencore që lidh vaksinat me shfaqjen e autizmit:

“Vaksinimi është një proces për forcimin e sistemit imunitar të fëmijës dhe për mbrojtjen nga infeksione të shumta. Vaksinat duhet të respektohen në mënyrë të rregullt sipas grup-moshës. Nuk mund ta privojmë fëmijën nga një e drejtë për të qenë i shëndetshëm. Vaksinat nuk janë shpikur kot, por janë të bazuara shkencërisht dhe mbrojnë fëmijët,” tha Gjoni.

Informacioni i pasaktë dhe ndikimi i rrjeteve sociale po sfidojnë autoritetin e mjekëve, ndërsa institucionet shëndetësore po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin përmes fushatave publike. Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje prindërve të mos hezitojnë për të vaksinuar fëmijët kundër fruthit dhe rubeolës.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik raporton një mbulesë vaksinale të lartë mbi 98% ndaj Hepatitit B. Ndërkohë, vihet re një rritje e interesit për vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane HPV edhe nga djemtë.

“Janë mbi 50 mijë djem dhe vajza që kanë aplikuar vaksinën e HPV-së. Menduam se djemtë mund të ishin pak hezitues, por rezulton se ata po shkojnë dhe po vaksinohen,” u shpreh Rovena Daja.

Ndërsa shkenca është e qartë mbi sigurinë e vaksinave, sfida mbetet lufta kundër dezinformimit dhe rikthimi i besimit tek prindërit. Vaksinimi nuk është një zgjedhje individuale, por një përgjegjësi për të mbrojtur shëndetin e të vegjëlve./ Ida Ismalaj, acqj.al

Etiketa: autizemfëmijëvaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifër tronditëse në internetin shqiptar, identifikohen 42,624 materiale me abuzime seksuale ndaj fëmijëve

21:05 : 10/07/2026
NDRYSHE

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

17:30 : 06/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Bullizmi dhe shëndeti mendor, problemet kryesore të të rinjve në Shqipëri

16:02 : 29/06/2026
BOTA

Tragjedi në Qipro/ Motër e vëlla, gjenden të vdekur brenda makinës, arrestohen babai dhe njerka

12:43 : 29/06/2026
SHOW BIZ

“S’i dolën hesapet”, Katerina dhe Arnoldi përplasen publikisht: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN

17:59 : 25/06/2026
BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
Para

"Nafta si 'burim uji' në Kuçovë, shqiptarët e paguajnë shtrenjtë"/ Lapaj: Po vidhemi nga Albpetrol

TË GJITHA

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş