• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi: Votimi me postë nuk sjell epërsi për asnjërën parti

22:49 : 28/08/2020
në AKTUALITET, BOTA

Nga një studim i ri i publikuar këtë javë del se votimi me postë nuk do të sillte kaos në procesin e zgjedhjeve, madje në fakt mund të shtonte pjesëmarrjen.

Votimi me postë është bërë objekt polemikash muajt e fundit. Pandemia e koronavirusit ka ngritur shqetësime të sigurisë për shkuarjen në votime ndërkohë që Presidenti i SHBA Donald Trump ngul këmbë se votimi me postë do të sillte manipulime dhe do të ishte i padrejtë për Partinë e tij Republikane.

Dy studiues të politikës, njëri i Universitetit të Virxhinias dhe tjetri i Universitetit Brigham Young, analizuan votimin me postë dhe i publikuan këto ditë gjetjet e tyre në revistën Science Advances.

Studiuesit krahasuan të dhënat në nivel qarqesh nga viti 1992 deri në 2018 të regjistruara në të gjithë SHBA me më shumë se 40 milion të dhëna votimi në shtetet Juta dhe Uashington. Ata donin të kuptonin se si mund të ndryshonin rezultatet në favor të kësaj ose asaj partie, nëse votimi bëhej i detyrueshëm me postë.

Lexo edhe:

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

Një punonjëse votimi në Florida, 7 gusht 2020.

Të dhënat e tyre treguan, në përgjithësi, se votimi me postë ka një “efekt të vogël pozitiv sa i përket pjesëmarrjes”, por “asnjë efekt të matshëm” në atë se sa epërsi sjell për një parti ndaj një tjetre në kutinë e votimit.

Studiuesit thonë se prej vitesh, votimi me postë shihet si diçka që praktikohet nga votuesit më të vjetër në moshë dhe ata të zonave rurale, të cilët anojnë nga republikanët. Gjashtë shtete praktikuan votimin me postë para shfaqjes së koronavirusit. Teksasi praktikon atë që e quan “votim me postë – s’ka justifikime” për njerëzit 65 vjeç e lartë. Në Nebraska, qarqet me më pak se 10,000 banorë lejohen të votojnë me postë.

Studiuesit thonë se “megjithëse këto sisteme të votimit me postë kanë ndryshime sa i përket administrimit, ato janë njëlloj” në parimet e tyre thelbësore: Të gjithë zgjedhësit i marrin fletëvotimet qysh më parë dhe që të gjitha kufizojnë (dhe në disa raste zëvendësojnë) votimin fizikisht.

Autorët e studimit shkruajnë: “Votimi me postë mund të ofrojë mundësinë për të ruajtur, në rastin më të keq, nivelet e zakonshme të pjesëmarrjes dhe në rastin më të mirë, ta rrisë paksa nivelin e ulët të pjesëmarrjes, duke mos favorizuar në thelb njërën parti politike mbi tjetrën”.

Etiketa: studimiVotimi me poste

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Studimi i shkencëtarëve britanikë: Krijimi i jetës në mënyrë rastësore, në kufijtë e të pamundurës

20:12 : 06/08/2025
SHENDETI

Darkat pas orës 20:00 dëmtojnë trupin dhe gjumin, çfarë tregon studimi

22:04 : 07/07/2025
AKTUALITET

Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve

19:58 : 11/06/2025
BOTA

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

22:37 : 17/04/2025
RAJONI

Kosovë/ Prokuroria nis hetimet për votimin me postë

15:02 : 26/03/2025
RAJONI

LVV kërkon rivotimin me postë

17:11 : 17/03/2025
Para

Buzëqeshja false e Melania Trump ndaj Ivanka-s po thyen rrjetin

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com