• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LANDFILLI I SHARRES/ Zbardhet kontrata me kompaninë 3R që tremb Veliajn, ja shkeljet

16:27 : 12/10/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Kontratë pa afat, pa cmim dhe lëvizje të dyshimta parash, gjithcka abuzive rezulton nga kontrata e Bashkisë me firmën e mbledhjes së mbetjeve në landfillin e Sharrës.

“Të gjitha pikat e dyshimta të akt-marrëveshjes së firmosur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës me kompaninë 3R”
“Publicus-i” që nuk u lejua të transmetohej në Vizion Plus, për arsye se kishte investiguar mbi landfillin e Sharrës, për shkaqet e vdekjes së 17 –vjeçarit Ardit Gjoklaj, mbi shfrytëzimin e minorenëve, publikoi kontratën e firmosur mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kompanisë 3R për diferencimin e mbetjeve në landfillin famëkeq.

Emisioni që u shpërnda në Youtube dhe më pas me shpejtësi në portale e rrjete sociale, zbërtheu me anë të një juristi, pikat e errëta të kësaj kontrate (min 31:30 në videon më poshtë).

kontrata-e-veliajt-1

kontrata-e-veliajt-2

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Erion Veliaj e ka fshehur kontratën dhe ka refuzuar t’ua japë mediave dhe po ashtu edhe prokurorisë që ka nisur një hetim penal. “Publicus” e ka siguruar atë nëpërmjet disa kontakteve në Drejtorinë nr 1 të Bashkisë së Tiranës.

Boldnews.al sjell një për një pikat e dyshimta, të cilat duket se janë edhe arsyet e fshehjes së saj nga kryebashkiaku i Tiranës.

Akt-marrëveshja bën fjalë për punësimin e individëve që mbledhin materiale të ricikueshme nëpër qytet dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futën në zonën e asgjësimit të tyre.

Së pari, ajo nuk ka ardhur si pasojë e një procedure konkurimi. “Në këtë rast nuk ka pasur procedurë konkurimi, por është bërë zgjedhje e drejpërdrejtë e dy subjekteve që janë “I.B Recycling” dhe “3R”, shpjegon juristi Ledio Braho për “Publicus”.

Thënë më qartë, marrëveshja duket të ishte lidhur pasi të ishte zhvilluar një garë mes kompanive të ndryshme. Gara në këtë rast ka munguar dhe dy kompanitë janë përzgjedhur nuk dihet se mbi çfarë kriteresh.

Së dyti, në kontratë duhet të ishte përcaktuar çmimi që i detyrohet kompania “3R” Bashkisë së Tiranës për çdo kilogram apo ton mbetje të marra nga Sharra dhe që u shet kompanive të riciklimit.

“Ka një problem të madh, sepse i mungon çmimi… Duhet të kishte një aneks bashkëlidhur kontratës, ku do ishin çmimet për secilin zë, në raport edhe me sasinë përkatëse. Këtu mungon diçka e tillë dhe normalisht, një kontratë e tillë pa çmim, duket që ka diçka që nuk shkon”, thotë juristi Braho.

Mungesa e çmimit do të thotë se nuk është e qartë se ç’vlerë duhet t’i paguajë kompania “3R” bashkisë së Tiranës. Landfilli i Sharrës mbledh mbi 300 mijë ton mbetje në vit. 22 deri në 22 mijë ton janë mbetje të riciklueshme. Vetëm nga riciklimi i këtyre 20-22 tonëve sigurohen deri në 8 milionë euro të ardhura në vit.

Mbetjet që merr kompania “3R” nga landfilli i Sharrës i shet në kompanitë e riciklimit me çmime të ndryshme dhe nuk dihet sa para’ i detyrohet Bashkisë së Tiranës, pasi s’ka asnjë detyrim të përcaktuar në kontratë.

Së treti, kontrata nuk ka afat. “Kjo akt-marrëveshje bëhet me pëlqimin e palëve dhe është e vlefshme deri në dhënien me koncesion apo mbylljen e këtij landfilli”, thuhet në kontratë. Juristi Braho shpjegon se vendosja e një afati të tillë, konsiderohet pa afat, sepse si dhënia e koncesionit po ashtu edhe mbyllja e landfillit nuk është se kanë një afat të përcaktuar diku tjetër”.

Kjo do të thotë se kompania “3R” mund t’i shfrytëzojë mbetjet e riciklueshme të landfillit të Sharrës pambarimisht. Nëse Bashkia e Tiranës e prish këtë marrëveshje për shkaqe të tjera, përveç dhënies me koncesion apo landfillit, kompania “3R” mund të fitojë miliona nga dërgimi i çështjes në gjykatë.

“Çmim nuk ka, afat nuk ka, formë në të cilën duhet të bëhet largimi i personave që mbledhin mbetjet nëpër kazanët e plehrave nuk ka, kështu që e gjithë kontrata është abuzive. Fakti që nuk ka pasur një procedurë konkurrimi për zgjedhjen e këtyre dy operatorëve e bën akoma edhe më të komplikuar”, thotë juristi Braho

Bashkia nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi këto dyshime pas publikimit të emisionit “Publicus” në internet. Këto pika të diskutueshme dhe të tjera që janë në kontratë, i shtojnë edhe me tepër dyshimet për lëvizje të shumave të mëdha të parave.

Një prej tyre është një paragraf që flet për donacione të kompanisë “3R” ndaj Bashkisë së Tiranës.

“Operatori “3R shpk” merr përsipër të bëjë donacione për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme nr. 1 për nevoja të kësaj të fundit për mirëmbajtjen e landfillit, që të dalin prej buxhetit të saj deri në shumën 2 milionë lekë në vit”, thuhet në kontratë. Por ky donacion është i paqartë. “Sepse të thuash 2 milionë lekë, është nga 1 lek deri në 2 milionë. Është një interval i gjerë, i cili lë vend për abuzime dhe nuk kuptohet arsyeja”, thotë juristi për “Publicus”.

Akt –marrëveshja, që mban firmën e Erion Veliajt dhe administratorit të kompanisë 3R, Edurim Teqja, po i fshihet edhe prokurorisë, ndonëse ligji parashikon edhe arrestimin e atyre personave që nuk e dorëzojnë atë, pasi konsiderohen se pengojnë zbardhjen e të vërtetës në një hetim penal.

Kjo ishte edhe një ndër akuzat mbi të cilat u arrestua Shpëtim Gjika kur drejtonte Bashkinë e Vlorës.

Prokurorët po i kërkojnë Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj edhe manualin e sigurisë së punonjësve. Duke parë pikat në të cilat kontrata duket se çalon, është e kuptueshme përse Erion Veliaj e mban atë të fshehtë. Mbi të ai ka hedhur firmën e tij. Ajo e bën atë drejpërdrejtë përgjegjës!

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Iu ofronte lidhje intime por i nxirrte prostituta, lihet në burg 26-vjeçari me Ferrari

TË GJITHA

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon

15:41 : 13/05/2025

Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

15:31 : 13/05/2025

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

15:21 : 13/05/2025

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jashtë KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com