• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, arrestohet një tjetër person/ Emri

07:59 : 28/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një tjetër person nuk arrestua nga policia, si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur më 30 maj në Kurbin.

Operacion policor u zhvillua në orët e para pas mesnatës në zonën e Astir.

Policia bëri të ditur arrestimin e shtetasit Ilir Xhepaj, ose Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve.

Rreth orës 00.30 shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me shërbimet e FLO Tiranë bënë të mundur kapja e Ilir Xhepajt.

Xhepaj kishte më pak se tre muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit. Ai tashmë ndodhet ne dhomat e shoqërimit për veprime te mëtejshme.

Lexo edhe:

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

Ilir Xhepaj u shpall në kërkim bashkë me Klaudio Perkolën dhe Elson Alijan, të tre nga Kurbini si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç.

I arrestuar për vrasjen ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj.

Operacioni Klinika

Pesë ditë më parë, 23 qershor, Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Klinika”, në të cilin u arrestua një person si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurbin më 30 maj. Policia ka dhënë detaje mbi operacionin, që çoi në pranga edhe dy mjekë, që kanë mjekur ilegalisht, autorin e vrasjes, i cili ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit.

Në pranga janë vënë Eduard Lamaj si dhe mjekët Viktor Marku e Besim Lamaj.

“Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje. Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burimeve zyrtare, në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi Eduard Lamaj, 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë Bujar Lika ,37 vjeç dhe Paulin Markun, 53 vjeç, si dhe u plagos Kreshnik Tusha, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

“Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit Viktor Marku, 42 vjeç dhe Besim Lamaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Atentati i 30 majit

Atentati i ndodhur në orët e vona të 30 majit, në Kurbin, shënoi dy viktima. Bujar Lika, 37 vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa orë pasi u transportua aty. Policia bëri të ditur se viktima tjetër nga kjo ngjarje është 53-vjeçari Paulin Gjergji.

Ky i fundit, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat, duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve. Ndërkohë që i plagosuri tjetër, është shtetasi Kreshnik Tusha. Ky i fundit dyshohet se është një nga autorët që qëlloi për vdekje ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Lika dhe Gjergji, që humbën jetën nga atentati, kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur u sulmuan.

Viktima Bujar Lika është gjetur nga Policia me armë në dorë, ndërsa burime bënë të ditur se ai ka qëlluar deri sa i janë mbaruar fishekët. Nga ana tjetër, Bujar Lika rezulton një emër i njohur për Policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt, ngjarje kjo e ndodhur në Dajt.

Etiketa: arrestimKurbinvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak

11:25 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arrestua si bashkëpunëtore në krim, kjo është gruaja e viktimës në Fier

15:12 : 25/07/2025
Para

Digjen dy automjete në Elbasan, ja dyshimet e para

TË GJITHA

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com