• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i përditësuar i COVID/ Bie numri i rasteve të reja, Shkodra e para. Rriten të prekurit aktivë

10:45 : 17/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Pesëdhjetë është numri i infeksioneve të reja me koronavirus në vend, 32 më pak se një ditë më parë. Më shumë raste janë shënuar në Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një rritje të numrit të personave të infektuar aktivë, 608, nga 571 që u raportua dje. Është rritur po ashtu në 53 numri i të shtruarve në spital, 3 më shumë se dje.

Bilanci

Bilancin e përditësuar e njoftoi Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 333 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive kryesisht kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste të reja në proces hetimi.

Lexo edhe:

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.

Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete. Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, tha Daja.

Apeli për kujdes

Daja tha se rritja e rasteve ditore pozitive në javën e fundit lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Sipas saj, kjo ka bërë që krahas të prekurve që janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, të kemi dhe transmetim komunitar në disa bashki të vendit.

Ajo apeloi për kujdes dhe zbatim të rregullave.

“Të nderuar qytetarë, shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Ju nuk e dini nëse dikush pranë jush është bartës i virusit. Mbroni veten dhe familjet tuaja. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Tregoni nëse keni simptoma e qëndroni në shtëpi kur prisni përgjigjen e tamponit apo kur jeni në karantinë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19”, tha Daja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas MSH:
Tiranë 272
Shkodër 97
Krujë 78
Durrës 36
Vlorë 35
Kamëz 30
Lushnje 13
Pukë 13
Elbasan 8
Korçë 7
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Kurbin 2
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

COVID-19 – Statistika (17 Qershor 2020) sipas MSH:
Testime totale 21510
Raste pozitive 1722
Raste të shëruara 1077
Raste Aktive 608
Humbje jete 38 (Qarku Tiranë 22, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Etiketa: bilanciCovid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

Rrugët e vendit të lara me gj*k: 138 jetë të humbura deri në fund të Gushtit

16:23 : 02/09/2025
AKTUALITET

Bilanci katastrofik i zjarrit në Delvinë, flakët dogjën një sipërfaqe mbi 40 km²

09:34 : 17/08/2025
AKTUALITET

Bilanci/ Zjarri në Delvinë, digjen 6 banesa dhe një kishë

15:55 : 13/08/2025
Para

VIDEO/ PD përball Ramën me faktet: Kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!

TË GJITHA

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

16:52 : 02/10/2025

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

16:37 : 02/10/2025

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025

Rama harron hakerimet, mburret në Kopenhagen: Shqipëria ka mbrojtjen më të fortë kibernetike

16:02 : 02/10/2025

Begaj dekretoi zgjedhjet për Tiranën, Veliaj dërgon çështjen në Kushtetuese

16:01 : 02/10/2025

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com