• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PPE i rikujton Ramës 15 kushtet e Brukselit/ “Zgjedhje lokale e parlamentare në një ditë”

10:46 : 12/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë zyrtare përmes të cilës mirëpritet marrëveshja politike për reformën zgjedhore e arritur në Shqipëri.

“Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme.

Sipas Grupit të PPE-së, “fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste. Ata referojnë edhe kushtin e Brukselit që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019”.

Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

Në 6 qeshor, kryeministri Rama duke folur para gazetarëve mohoi se ekzistojnë kushte nga BE për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare e pas saj për të nisur negociatat.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

Edhe më 9 qershor në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Rama nuk i përmendi 15 kushtet e zyrtarizuara në muajin mars në Bruksel.

Teksti i deklaratës

Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.

“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.

“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.

“Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.

“Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.

“Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet “, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.

…….

Electoral reform will move Albania one step closer to EU
“The EPP Group welcomes the electoral reform political agreement reached in Albania. We insist that this reform needs to be concluded and implemented before the next parliamentary and local elections”, stated MEPs Andrey Kovatchev, EPP Group Vice-Chair, and Michael Gahler, EPP Group Spokesman on Foreign Affairs, following the meeting of Albania’s National Council of European Integration where EU-related conditionality and relevant measures to be taken by the government were discussed.

“The elections need to be free and fair. This is essential for democracy in Albania and at the same time meets two conditions for starting EU accession negotiations”, said Kovatchev.

“As another condition to start accession negotiations, the European Council in March required Albania to clarify the lawfulness of the local elections of 30 June 2019. The fact that local governments in Albania are run by a single party puts it at odds with the fundamental notion of a plural democracy. Legislation that threatens the freedom of expression must be rescinded and criminal proceedings must be launched over the allegations of vote buying in past elections”, Kovatchev added.

“The EPP Group continues to support Albania on its path towards the EU. Therefore we appreciate the accord between the government and the opposition parties in Albania on an important part of the electoral law reform, as recommended by the EU and the Organisation for Security and Co-operation in Europe (OSCE). If concluded in this spirit and implemented in good faith before the next parliamentary and local elections, it will move Albania one step further down the European path”, highlighted Gahler.

“There are 15 conditions that Albania must meet to start the accession negotiations. Their fulfilment is not only a procedural act, but will serve first and foremost the Albanians. We will continue to call on the Albanian authorities to fulfil all 15 conditions and we will closely monitor developments”, concluded Kovatchev and Gahler.

Etiketa: PPEShqiperizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhor/ Kalemaj: Të përfshihet falja e 200 mln eurove gjoba që bëri Rama dy ditë para 11 majit

14:17 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

12:25 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

11:29 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

10:19 : 31/07/2025
BOTA

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

15:41 : 30/07/2025
AKTUALITET

Radhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, shkak shtimi i kontrolleve

13:48 : 30/07/2025
Para

Korçë/ Makina përplas motorrin, plagoset drejtuesi

TË GJITHA

Shteti hyn në biznesin e dronëve dhe armëve, si do të ndahen aksionet me privatët

21:51 : 31/07/2025

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

21:48 : 31/07/2025

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

21:36 : 31/07/2025

Rrëfimi i Pierluigi Collina, ish-arbitri italian zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

21:36 : 31/07/2025

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

21:23 : 31/07/2025

Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën

21:19 : 31/07/2025

Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore

21:06 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com