• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama ia arriti qëllimit, tani ëndërroni për lulëzimin që vjen nga kanabisi

07:00 : 13/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ia ka arritur qëllimit të tërheqë vëmendjen me një nismë të propozuar për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësorë, sikundër ka deklaruar ai.
Në kulmin e izolimit ekstrem për shkak të “armikut të padukshëm”, Rama u shfaq dhe ripërsëriti idenë se Parlamenti do të miratojë ligjin, që e paska konsultuar me aktorë ndërkombëtarë. Nuk tha as kush janë aktorët dhe faktorët dhe as nuk paraqiti ndonjë detaj.

Zgjodhi pikërisht ditën e Europës, madje edhe orën kur në shesh policët e tij, tërhiqnin zvarrë një grup qytetarësh që as nuk arritën të organizoheshin.

BE pas disa orësh tha se nuk ishte konsultuar as me nismën as me draftin, por kjo nuk është ndonjë gjë që mund t´a bëjë Ramën të skuqet apo zverdhet.

Është i njëjti që kur u shfaq regjistrimi për vëllain e Fatmir Xhafajt, doli në një konferencë dhe dha rezultatet e laboratorit, të cilin Kryeministri e mbajti sekret, por që atij aq i duhej, sa të përhapte tymnajën, se për të ishte në gadishmëri një laborator që përcaktonte autencitetin.

Lexo edhe:

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

Njëlloj edhe sot, ai flet për konsultime, por se kush janë ata dhe çfarë rolesh kanë asnjë nuk e di, përveç liderit.

Gjithsesi Rama arriti që me nismën e tij të tërheqë në valle vëmendjen e opinionit. Mbrëmjen e djeshme, 2 nga emisionet kishin në qendër pikërisht legalizimin e kanabisit, ndërsa dy të tjera, kishin zgjedhur të mbanin një stekë të ulët, duke i detyruar ata që i ndjekin, që të shkojnë pikërisht te debatet për kanabisin.

Fare mirë debatet mund të ishin për dhunën në sheshin Skënderbej, jo se policia dhunoi dhe tërhoqi zvarrë 10 apo 15 qytetarë, por sepse ajo është kthyer në një vegël të rrezikshme në duart e një Kryeministri që sheh ëndrra me arkivolë dhe ka merituar plotësisht titullin “panikaxhi”.

Si një mjeshtër i manipulimit, duke e njohur edhe mentalitetin e kësaj shoqërie, Rama jo rastësisht zgjodhi të hedhë në qarkullim një nismë dhe nuk është çudi që nesër të na thotë se është Zoti i shpëtimit të ekonomisë.

E ndërsa mijëra shqiptarë sot janë më të pasigurtë se viti 1991 kur u përmbys diktatura, që kanë humbur vende pune dhe se dinë si do të mund të përballojnë krizën e shkaktuar jo nga virusi, por nga paniku që kapi “gjeneralin”, Rama po përgatitet të shfaqet sërisht si shpëtimtar.

Këtë rradhë jo me paga lufte, as me paketa ndihme, as me ndonjë plan se si do të mund të rimëkëmbë bizneset e vogla, turizmin apo çdo sektor tjetër, por duke i hedhur si ushqim alternativën e kanabisit.

Dhe pas kësaj, lum ata që kanë ndonjë copë tokë, se mund të dalin dhe të ëndërrojnë për mrekullinë që po vjen.

Ndërsa u shfaq si Zoti që shpëtoi jetë nga koronavirusi i “tmerrshëm”, nesër ai do t´ju thotë se është Zoti që po ju nxjerr nga varfëria, dhe nuk është aspak çudi që videot me arkivolë, ti zëvendësojë me video me bidona apo fuçi me vaj kanabisi.

E ndërsa në rastin e parë i tmerroi njerëzit duke i mbyllur brenda njëlloj si delet në vathë, nesër mund t´i bëjë të ëndërrojnë duke numëruar paratë nga bumi që do vijë me legalizimin e kanabisit.

Atë që se arriti në rini si mjeshtër në basketboll, apo në pikturë, po e arrin tani si Kryeministër. E meriton titullin si mjeshtër i merituar “në përhapjen e panikut dhe shpëlarjes së trurit”.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja ktheu Veliajn në detyrë! Gazetari: Shkarkimi ishte vendim personal i Ramës

22:02 : 03/11/2025
AKTUALITET

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

21:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

17:44 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Nuk hëngri dardha pas shpinës së kryetarit”/ Bardhi: Balluku, është hija e zezë e pushtetit të Ramës

16:48 : 03/11/2025
Para

Damiani, Guruja “lac i Rilindjes”!

TË GJITHA

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

11:21 : 04/11/2025

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025

Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër mund të çojë në arrest Belinda Ballukun

11:12 : 04/11/2025

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com